LIGJ Nr. 9232, dt 13.5.2004 “PËR PROGRAMET SOCIALE PËR STREHIMIN E BANORËVE TË ZONAVE URBANE”
Neni 5
Kriteret e përzgjedhjes se përfituesve
Trajtohen me përparësi individët ose familjet që plotësojnë kushtet e nenit 4 pika 1 dhe që kanë këto specifika:
a) familjet, të cilat vërtetojnë se nuk kanë përfituar nga ligji nr.7652, date 23.12.1992 “Për privatizimin e banesave shtetërore”;
b) familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar;
c) familjet një prindërore, që kanë në ngarkim fëmijë;
ç) të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t’u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror;
d) individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik ose tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare;
dh) familjet me shume fëmijë;
e) çiftet e reja me moshe totale deri ne 55 vjeç;
ë) familjet qe kane ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi;
f) individët me statusin e jetimit qe nga çasti i daljes nga jetimoret ose nga qendrat e perkujdesit e deri ne moshën 30 vjeç.
Neni 13
Rastet e përdorimit te bonusit te strehimit
Entet menaxhuese në qytet, që kanë treg banesash me qira, në bazë të vendimit të këshillit bashkiak, i japin familjes që përfiton nga banesat sociale me qira, të cilat plotësojnë kushtet e përcaktuara ne nenet 4 e 5 të këtij ligji, bonus strehimi kur:
a) ndërtimi ose blerja e banesave nga tregu është me e kushtueshme;
b) nuk zotërohen fonde për investime te reja ose blerje banesash ne treg;
c) familja qe kërkon te strehohet ne banesa sociale me qira banon ne një banese me qira, e cila ndodhet pranë vendit te punës, shkollës se fëmijëve, qendrave shëndetësore ose pranë shërbimeve te tjera;
ç) banesa sociale me qira është siguruar me financim nga subjekte private jofitimprurëse.
Neni 27
Përparësitë ne përzgjedhjen për te përfituar ndihmën e shtetit
Përparësi ne marrjen e ndihmës kane:
a) familjet me shume fëmijë;
b) familjet qe kane ne përbërjen e tyre një person me aftësi te kufizuar, sipas përcaktimit te shkronjës “d” te nenit 5 te këtij ligji;
c) familjet ku kryefamiljari është grua;
ç) bashkëshorti ose bashkëshortja e shkurorëzuar qe ka ne ngarkim fëmijët;
d) individët me statusin e jetimit, sipas shkronjës “f’ të nenit 5 te këtij ligji.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 38, datë 16 Qershor 2004, faqe 2800
[2] Ligji nr. 9232/2004 është ndryshuar me ligjin nr. 9719, datë 23.4.2007, botuar në Fletore Zyrtare nr.58, datë 17 Maj 2007, faqe 1523