LIGJI Nr. 9108, dt 17.7.2003 “PËR SUBSTANCAT DHE PREPARATET KIMIKE”
Neni 14
Kushtet e përgjithshme për menaxhimin e substancave dhe te preparateve te rrezikshme
1. Në menaxhimin e substancave dhe të preparateve të rrezikshme çdo person është i detyruar të ruajë shëndetin e njeriut dhe mjedisin, të vendosë shenjat paralajmëruese të rrezikut, me shprehjet që përshkruajnë rrezikun specifik dhe me udhëzimet e sigurimit teknik për menaxhimin e tyre.
2. Personat juridike ose fizike, të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, mund t’i menaxhojnë substancat dhe preparatet e rrezikshme, që kanë një ose me shumë veti të rrezikshme, sipas pikave 1, 2, 3, 6, 12, 13 , 14 dhe 15 të nenit 5 të këtij ligji dhe t’ i trajtojnë këto substanca në sasi më të madhe se 10 tonë për një vit kalendarik, vetëm me leje të ministrisë përkatëse.
3. Menaxhimi i substancave të rrezikshme bëhet pasi është marrë leja nga agjencia rajonale e mjedisit.
4. Personat fizike mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi juridike për te vepruar, mund të menaxhojnë substancat dhe preparatet e klasifikuara sipas pikave 6, 7, 9, 12, 13 dhe 14 të nenit 5 të këtij ligji.
5. Personat fizike nga 15 deri ne 18 vjeç mund te menaxhojnë substancat dhe preparatet e klasifikuara sipas pikave 6,7,9, 12, 13 dhe 14 te nenit 5 te këtij ligji, vetëm në kuadër të përgatitjes profesionale dhe nën mbikëqyrjen e një personi me kualifikim profesional, sipas pikës 2 të nenit 19 te këtij ligji.
6. Personat juridike ose fizike, të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë të detyruar të lejojnë personat e autorizuar nga zyrat e kontrollit dhe te inspektimit, të hyjnë në mjediset dhe ndërtesat, që përdoren për menaxhimin e substancave dhe të preparateve dhe të marrin të gjitha të dhënat e nevojshme për punën e tyre.
Neni 16
1. Personi juridik ose fizik nuk mund t’u shesë konsumatoreve ose t’i japë një personi tjetër, që nuk ka lidhje me veprimtarinë tregtare, substanca dhe preparate të rrezikshme, të klasifikuara sipas pikave 6, 12, 13 dhe 14 të nenit 5 të këtij ligji.
2. Personat juridike ose fizike, të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, nuk lejohen t’u shesin konsumatoreve ose t’i japin një personi tjetër substanca dhe preparate te rrezikshme, te klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te n enit 5 te këtij ligji:
a) personave nën moshën 18 vjeç
b) personave qe u është hequr ose kufizuar zotësia juridike për te vepruar.
3. Personat juridike ose fizike, të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare nuk lejohen të shesin substanca dhe preparate të rrezikshme, të klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nenit 5 te këtij ligji, ne vendqëndrime, në lëvizje, në makina automatike për shitje dhe në kontejnerë, të caktuar nga blerësi.
4. Personat juridike ose fizike, të autorizuar për kryerjen e veprimtarisë tregtare, janë të detyruar që për shitjen e substancave dhe të preparateve të rrezikshme, të klasifikuara sipas pikave 6, 7, 8 dhe 9 te nenit 5 te këtij ligji, të sigurojnë vendosjen me vete te këtyre substancave dhe preparateve nga mallrat e tjera. Këto substanca dhe preparate duhet të mbahen vetëm në ambalazhe origjinale, të mbyllura dhe të pathyeshme. Në rastet e shitjes me vetëshërbim, këto mallra nuk lejohen të ekspozohen në vende ku mund të merren lirisht, ato duhet të jepen vetëm nga shitësi.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 66, datë 6 Gusht 2003, faqe 2925
[2] Ligji nr. 9108/2003 ka ndryshuar me ligjin nr. 10137, datë 11.5.2009, botuar në Fletore Zyrtare nr.86, datë 12 Qershor 2009, faqe 3775