Neni 8

Mbulimi i shpenzimeve nga Zyra për Refugjatet

Zyra për Refugjatët mbulon shpenzimet që rrjedhin nga arsimimi dhe kualifikimi në një institucion shqiptar të arsimit ose të trajnimit, të sistemit parauniversitar, jashtë shpenzimeve të zakonshme publike, të parashikuara për këtë institucion, kur ka dhënë më parë pëlqimin për to ose ka lidhur një marrëveshje, në rastet kur:

a) një grup i veçante i çerdhes, grup klase ose godine është organizuar për fëmijët refugjatë dhe kur nxënësit nuk studiojnë bashkë me nxënësit shqiptare;

b) organizimi i një programi të veçantë për mësimin bëhet i nevojshëm për shkak të mësimit të fëmijëve në gjuhën amtare;

c) për shkak të mësimit të gjuhës shqipe.

 

Neni 26

Përfituesi nga e drejta e bashkimit familjar

1. Personi, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqiperisë ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me bashkëshortin ose bashkëshorten, fëmijët e pamartuar nen moshën 18 vjeç ose ndonjë person tjetër ne ngarkim te tij.

2. Fëmija i pashoqëruar, qe ka përfituar azil ne Republikën e Shqipërisë, ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me prindërit, motrat, vëllezërit, njerkun, njerkën, anëtarë te tjerë te familjes, te cilët bashkëjetojnë me te ligjërisht, ose qe janë te mitur dhe te pamartuar. Kur këta persona te familjes, te shkalles se pare, ne vije te drejtpërdrejtë nuk mund te gjenden, fëmija i pashoqëruar ka te drejte te kërkojë bashkim familjar me kujdestarin ligjor ose me ndonjë te afërm tjetër, jo ne vije te drejtpërdrejtë.

3. Në rast të një martese poligame, kur një nga bashkëshortët e aplikantit jeton me te ne Republikën e Shqipërisë, organet përkatëse nuk autorizojnë hyrjen, qëndrimin dhe dhënien e bashkimit familjar te bashkëshortit ose bashkëshortes tjetër dhe as të fëmijëve të këtij bashkëshorti ose bashkëshorteje, pa paragjykuar dispozitat e Konventës “”Mbi të drejtat e fëmijës” të vitit 1989.

4. Në rast të një martese poligame, kur bashkëshortët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, aplikanti ka të drejtë të kërkojë bashkim familjar me bashkëshortin ose bashkëshorten e martesës se parë dhe me fëmijët e këtij bashkëshorti ose bashkëshorteje, sipas përcaktimeve të pikës 1 të këtij neni.

 

Neni 27

Interesi me i mire i fëmijës

Gjatë shqyrtimit të një aplikimi, Zyra për Refugjatet, Komisioni Kombëtar për Refugjatët dhe gjykatat përkatëse kane parasysh interesin më të mirë të fëmijës, në përputhje me Konventën “Mbi te drejtat e fëmijës” të vitit 1989.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 64, datë 4 Gusht 2003, faqe 2875

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim