Neni 4

Detyrimet e njësisë se qeverisjes vendore

1. Njësitë e qeverisjes vendore, nëpërmjet zyrave te gjendjes civile, detyrohen qe, brenda muajit tetor te çdo viti, t’u japin qendrave te rekrutim-mobilizimit listën emërore te shtetasve (meshkuj), te cilët vitin pasardhës mbushin moshën 17 vjeç.

2. Bashkite (njësitë bashkiake) dhe komunat lajmërojnë dhe sigurojnë paraqitjen e shtetasit,që thirret për kryerjen e shërbimit ushtarak, në bazë të listëthirrjeve dhe fletëthirrjeve te dërguara nga qendrat e rekrutim-mobilizimit ose njësitë e repartet ushtarake.

3. Shpenzimet për lajmërimin e shtetasve mbulohen nga buxheti i shtetit, sipas kritereve e rregullave të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

 

Neni 5

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak për shtetasin me dy shtetësi

1. Shtetasi shqiptar qe ka fituar shtetësi tjetër dhe ka kryer shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ ne shtetin, shtetas i te cilit është, sipas ligjeve te atij shteti, i njihet i kryer ky shërbim.

2. Shtetasi shqiptar qe ka fituar shtetësi tjetër dhe ka banim te përhershëm ne territorin e
Republikës se Shqipërisë:

a) u nënshtrohet detyrimeve ushtarake ne Republikën e Shqipërisë;

b) është i lire, deri ne moshën 19 vjeç, te zgjedhe nëse do t’u nënshtrohet detyrimeve ushtarake ne shtetin tjetër, shtetas i te cilit është.

3. Shtetasi shqiptar qe ka kryer shërbimin ushtarak, pavarësisht ne cilin shtet, nëse transferohet me banim te përhershëm ne njërin prej shteteve, shtetas i të cilave është, përgjegjës për kryerjen e shërbimit ushtarak në rezervë, vetëm në shtetin ku ka vendbanimin e përhershëm.

4. Për mënyrën e përmbushjes se detyrimeve ushtarake te shtetasit shqiptar, qe ka me shume se një shtetësi, mund te lidhen marrëveshje te veçanta me shtetet përkatëse.

 

Neni 9

Mosha e kryerjes se shërbimit

1. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ kryhet nga shtetasi shqiptar
mashkull i moshës 19 deri ne 27 vjeç i cili plotëson kriteret e përcaktuara ne këtë ligj.

Thirrja e shtetasit për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ fillon sapo mbush moshën 19 vjeç e deri ne moshën 26 vjeç.

2. Në rast mobilizimi të përgjithshëm ose të pjesshëm, me ligj ose me dekret të Presidentit të Republikës, thirret për shërbim ushtarak edhe shtetasi i moshës 18 vjeç.

3. Shërbimi i detyrueshëm ushtarak ne rezerve kryhet nga shtetasit e moshës:

a) deri në 45 vjeç për ushtare dhe nënoficerë meshkuj;

b) deri në 35 vjeç për ushtare dhe nënoficerë femra;

c) deri në 50 vjeç për oficere meshkuj;

ç) deri në 40 vjeç për oficere femra.

 

Neni 12

Kriteret e mosthirrjes ne shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternative

Nuk thirret për kryerjen e shërbimit te detyrueshëm ushtarak aktiv dhe alternativ:

a) shtetasi i cili del i paafte nga komisioni mjekësor;

b) shtetasi qe ka nen kujdestari prindër ose pjesëtarë te familjes, invalidë te plote, qe kane
nevoje për përkujdesje dhe qe nuk kane përkujdesje tjetër;

c) shtetasi kryefamiljar, i martuar dhe me një apo më shumë fëmijë të mitur.;

ç) shtetasi qe është duke kryer vuajtjen e dënimit me heqje lirie ose për te cilin zbatohet
masa e sigurisë me burg.

Shtetasi i parashikuar ne shkronjën “ç” te këtij neni nuk thirret ne shërbimin e detyrueshëm
ushtarak aktiv dhe alternativ, për sa kahe qe përfshihet ne kushtet e parashikuara në këtë nen.

 

Neni 14

Lirimi para kohe

Shtetasi në shërbimin e detyrueshëm ushtarak aktiv ose alternativ lirohet para kohe nga ky shërbim në rastet kur:

a) cilësohet i paaftë për vazhdimin e shërbimit me vendim të komisionit mjekësor të spitalit ushtarak qendror universitar;

b) për rastet e fatkeqësive familjare dhe kur personat në ngarkim të ushtarit mbeten pa përkujdesje;

c) pranohet student ne shkollat e larta ushtarake ose ne akademinë e policisë;

ç) shtetasi kryefamiljar, i martuar, i cili, gjatë kohës së shërbimit ushtarak, bëhet me një apo më shumë fëmijë;

d) titullohet ushtar profesionist.

Për rastet e parashikuara ne shkronjat “a”, “b”, “c”, “ç” dhe “d” të këtij neni, urdhri i lirimit lëshohet nga shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura.

 

Neni 29

Marrja e shtetasit ne evidence

1. Evidentimi i shtetasve meshkuj, si burime njerëzore për kryerjen e detyrimit të shërbimit ushtarak aktiv, fillon ne moshën 17 vjeç.

2. Shtetaset shqiptare merren ne evidencë me hyrjen ne shërbimin ushtarak.

 

Neni 31

Detyrimet e shtetasit për evidencën ushtarake

1. Shtetasi shqiptar ka për detyre te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit për kontrollin e aftësive fizike e shëndetësore, për t’u marre ne evidence ushtarake, kur mbush moshën 17 vjeç.

2. Shtetasi është i detyruar te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit, kur ndryshon vendbanimin, shtetësinë, te dhënat ne regjistrin themeltar te shtetasve, si dhe kur lirohet nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv.

3. Shtetasi, i cili largohet jashtë shtetit mbi 6 muaj dhe ka detyrim për shërbimin ushtarak, është i detyruar te paraqitet ne qendrën e rekrutim-mobilizimit për te bere veprimet përkatëse, duke njoftuar me pare strukturën ku kryen shërbimin ushtarak.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 64, datë 4 Gusht 2003, faqe 2845

[2] Ligji nr. 9047/2003 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9487, dt.6.3.2006, Fletore Zyrtare nr.24, dt.7 Prill 2006 , fq.723
  2. ligjin nr.9999, dt.25.9.2008, Fletore Zyrtare 156, dt.10 Tetor 2008, fq.7678

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim