LIGJI Nr. 8872, dt 29.3.2002 “PËR ARSIMIN DHE FORMIMIN PROFESIONAL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Neni 5
Përfituesit nga ky ligj
Nga ky ligj përfitojnë:
a) të gjithë personat që kanë përfunduar arsim bazë;
b) personat që kanë mbushur mosha 16, që janë kërkues pune dhe/ose dëshirojnë të formohen profesionalisht;
c) grupe të veçanta, që dëshirojnë riaftësim profesional, si personat me aftësi të kufizuar, nënat me shumë fëmijë, të papunët afatgjatë, personat nga familje nën nivelin e varfërisë dhe çdo kategori tjetër që do të përcaktohet si e tillë me vendim të Këshillit të Ministrave.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 11, datë 18 Prill 2002, faqe 320
[2] Ligji nr. 8872/2002 është ndryshuar me:
- ligjin nr. 10011, dt. 30.10.2008, Fletore Zyrtare 171, dt. 13 Nëntor 2008, fq. 8405
- ligjin nr.10137, dt.11.5.2009, Fletore Zyrtare 86, dt.12 Qershor 2009, fq.3775
- ligjin nr.10434, dt.23.6.2011, Fletore Zyrtare 93, dt.12 Korrik 2011, fq.3807