L I G J

Nr. 8607, datë 27.4.2000

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT[1]

(I ndryshuar[2])

 

Neni 14

Shpërblimi, sipas nenit 13 të ligjit, u jepet familjarëve. Në rrethin e familjarëve bëjnë pjesë bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët nën 18 vjeç ose deri në 25 vjeç, kur kryejnë studimet e larta, prindërit bashkëjetues dhe personat në kujdestari, sipas certifikatës së gjendjes familjare, në çastin e vdekjes së Dëshmorit të Atdheut. Shpërblimi ndërpritet kur asnjëri nga familjarët nuk plotëson kushtet e përcaktuara më sipër. Shpërblimi familjar tërhiqet nga kryefamiljari i Dëshmorit të Atdheut ose, në rast mosmarrëveshjeje, kur është më shumë se një person, nga secili sipas pjesës që i përket.

 

Neni 14/1

Në familjen e Dëshmorit të Atdheut, për efekt nderimi dhe mirënjohjeje, përfshihen bashkëshorti/bashkëshortja, fëmijët, prindërit dhe vëllezërit e motrat.

 

 

Lexo  të plotë ligjin

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 13, datë 19 Maj 2000, faqe 568

[2] Ligji nr. 8607/2000, ka ndryshuar me:

  1. ligjin nr.9243, dt.17.6.2004, Fletore Zyrtare nr.49, dt.19 Korrik 2004, fq. 3375
  2. ligjin nr. 9650, dt. 27.11.2006, Fletore Zyrtare 136, dt. 26 Dhjetor 2006, fq. 5366

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim