(I ndryshuar[2])

 

Neni 13

Fillimi i shqyrtimit të çështjes

Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes kur vëren ose dyshon se ka ndodhur një shkelje e së drejtës, në bazë të ankesës apo të kërkesës së personit të interesuar ose të dëmtuar, si dhe me nismën e vet, për raste të veçanta të bëra publike, por me pëlqimin e të interesuarit ose të dëmtuarit.

Në rastet kur Avokati i Popullit fillon procedurën e shqyrtimit të çështjes me nismën e vet dhe kur kujdestari ose përfaqësuesi i tij ligjor nuk vepron, nuk kërkohet pëlqimi i të dëmtuarit kur është i mitur ose i paaftë mendërisht apo me aftësi të kufizuara ose për mbrojtjen e të drejtave të një numri të madh të individëve.

Në mbrojtje të interesave të një komuniteti të gjerë, të cilët mund të preken nga procedimi administrativ, Avokati i Popullit ka të drejtë të fillojë një procedim administrativ dhe të marrë pjesë në të, në përputhje me kërkesat e Kodit të Procedurës Administrative.

 

Neni 19/1

Avokati i Popullit ose personat e autorizuar prej tij kanë të drejtë të hyjnë në çdo kohë, pa kufizim e pa autorizim paraprak, por duke vënë në dijeni titullarin e institucionit, në të gjitha institucionet e administratës publike, në burgje, në vende ku policia ose prokuroria mbajnë persona të shoqëruar, të ndaluar apo të arrestuar (të paraburgosurit), në reparte ose në institucione shtetërore, në spitale psikiatrike, në azile, në shtëpi fëmije,  si dhe në çdo vend tjetër kur ka të dhëna dhe çmon se ekziston mundësia e shkeljes së të drejtave dhe lirive të njeriut.

Hyrja në të gjitha mjediset e mësipërme mund të bëhet si për të hetuar një ankesë, një kërkesë ose njoftim të caktuar, ashtu edhe me nismën e Avokatit të Popullit për qëllime inspektimi apo studimi. Avokati i Popullit në këto raste mund të marrë takim, të bisedojë në mënyrë konfidenciale e pa praninë e personave zyrtarë me cilindo person që ndodhet ose mbahet në këto mjedise.

Çdo lloj korrespondence e këtyre personave me Avokatin e Popullit nuk duhet të pengohet ose të kontrollohet.

 

 

 



[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 5, datë 15 Shkurt 1999, faqe 152

[2] Ligji nr. 8454/1999 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8600, dt.10.4.2000, Fletore Zyrtare nr.9, dt.28 Prill 2000,  fq.423
  2. ligjin nr.9398, dt.12.5.2005, Fletore Zyrtare 45, dt.14 Qershor 2005, fq.1614

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim