Neni 4

Parimet themelore të zhvillimit të veprimtarisë radiotelevizive

Veprimtaria radiotelevizive është e lirë.

Veprimtaria radiotelevizive respekton paanshmërisht të drejtën për informacion, bindjet politike e besimet fetare, personalitetin, dinjitetin, jetën private të njeriut, si dhe të drejtat e liritë themelore të tij. Në këtë veprimtari respektohen në mënyrë të veçantë të drejtat, interesat dhe kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të miturve.

Veprimtaria radiotelevizive nuk lejohet të cenojë rendin kushtetues, sovranitetin dhe integritetin kombëtar.

 

Neni 36

Programet radiotelevizive publike dhe private respektojnë dinjitetin vetjak dhe të drejtat themelore të njeriut, paanshmërinë, plotësinë dhe pluralizmin e informacionit, të drejtat e fëmijëve dhe të adoleshentëve, rendin publik dhe sigurinë kombëtare, gjuhën dhe kulturën shqiptare, të drejtat kushtetuese e njerëzore të shtetasve, të pakicave kombëtare në përputhje me konventat ndërkombëtare të nënshkruara nga Republika e Shqipërisë, diversitetin fetar shqiptar.

 

Neni 43

Transmetimi i filmave

Veprat kinematografike (përveç rasteve të marrëveshjeve midis transmetuesit dhe atij që ka të drejtën e autorit) mund të transmetohen në televizion vetëm 2 vjet pas shfaqjes së parë të kësaj vepre në sallat kinematografike të vendit të origjinës. Për veprat e prodhuara në bashkëpunim me kompanitë televizive ky afat reduktohet në 1 vit, kur me marrëveshje nuk vendoset ndryshe.

Filmat dhe programet, që janë të ndaluara të shfaqen në kinema, nuk shfaqen në televizion.

Filmat e ndaluar për fëmijët nën moshën 14 vjeç nuk shfaqen në televizion as pjesërisht prej orës 600 deri në orën 200 të ditës tjetër.

Në transmetimet e filmave zbatohen kërkesat e ligjit nr. 8096, datë 29.4.1996 “Për Kinematografinë”, si dhe të ligjit nr.7564, datë 19.51992 “Për të drejtën e autorit”, ndryshuar me ligjin nr.7923, datë 19.4.1995.

Për shkelje të dispozitave të ligjit për të drejtën e autorit, si dhe për shkelje të të drejtave që lidhen me transmetimet radiotelevizive, pala e interesuar i drejtohet gjykatës në përputhje dhe sipas procedurës së përcaktuar në ligjin për të drejtën e autorit.

 

Neni 52

Ndërfutja e reklamave

Reklamat mund të futen ndërmjet programeve, si edhe në rastet e përshkruara më poshtë, brenda programeve, por duke mos dëmtuar integritetin dhe vlerën e tyre.

Në programe që përbëhen nga pjesë të pavarura ose në programe kulturore-sportive dhe ngjarje të tjera të ngjashme që përmbajnë intervale, reklamat ndërfuten vetëm midis pjesëve ose në intervalet. Në programet e tjera çdo ndërprerje për reklama nuk do të bëhet pa kaluar të paktën 20 minuta nga ndërprerja më e afërt.

Transmetimi i filmave (duke përjashtuar dokumentarët), kur zgjasin më shumë se 45 minuta, mund të ndërpritet një herë për çdo periudhë të plotë 45 minutash me reklama që nuk i kalojnë blloqet e 2 minutave. Ndërprerja tjetër lejohet nëse filmi vijon të paktën edhe 20 minuta pas dy ose më shumë periudhave 45-minutash.

Reklamat nuk ndërfuten në asnjë transmetim shërbimi fetar.

Emisionet e lajmeve, dokumentarët dhe programet e fëmijëve që janë më pak se gjysmë ore, nuk ndërpriten nga transmetimi i reklamave.

 

Neni 56

Mbrojtja e të miturve

Nuk lejohet të jepen në radio e televizion reklama që nxisin sjellje, të cilat rrezikojnë shëndetin dhe zhvillimin normal psikik të fëmijëve.

Reklamat e destinuara për fëmijët ose kur realizohen me fëmijë, të jenë të tilla që të shmangin çdo gjë që dëmton interesat dhe veçantinë e moshës së tyre.

 

Neni 57

Reklamat e pijeve alkoolike

Reklamat e pijeve alkoolike të të gjitha llojeve u nënshtrohen këtyre kushteve:

1. Të mos u drejtohen në veçanti fëmijëve dhe ata të moslejohen të paraqiten në reklamë me pije alkoolike në duar ose në ndonjë mënyrë tjetër.

2. Të mos reklamohet konsumi i alkoolit në lidhje me përgatitjen fizike dhe energjinë apo me vlera terapeutike.

3. Të ndalohet propagandimi i përqindjes së alkoolit në pijet e reklamuara.

4. Të mos reklamohet konsumimi i tepërt i alkoolit.

 

Neni 88

(Ndryshuar me ligjin nr. 9531, datë 11.5.2006)

(Ndryshuar pika1, 2, 3 në ligjin nr. 9677, datë 13.1.2007)

1. Këshilli Drejtues i RTSH-së përbëhet nga 11 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë pas një përzgjedhjeje në bazë të propozimeve të subjekteve përkatëse të përcaktuara në pikën 2 të këtij neni.

2. Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik i propozon Kuvendit 2 kandidatura alternative për çdo vend anëtari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, pas një përzgjedhjeje mes të paktën 4 kandidaturave të propozuara nga subjektet përkatëse si më poshtë:

a) nga shoqatat e grupimet e medieve elektronike dhe shoqatat e medies së shkruar;

b) nga senatet e universiteteve publike;

c) nga profesorati dhe shoqatat e inxhinierisë elektrike dhe elektronike;

ç) nga shoqatat e juristëve dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë;

d) nga organizatat jofitimprurëse që veprojnë në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave të fëmijëve ose kërkimeve në politikat publike;

dh) nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, institucionet publike të artit skenik dhe shoqatat e shkrimtarëve.

3. Për përzgjedhjen e kandidaturave alternative për çdo vend anëtari të Këshillit Drejtues të RTSH-së, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik zbaton procedurën e mëposhtme:

Kandidaturat e administruara, në bazë të propozimeve të mësipërme, i nënshtrohen përjashtimit një nga një deri në mbetjen e n jë numri që i korrespondon dy të tillave për çdo vend anëtari, të cilat i propozohen seancës plenare. Proceduara e përjashtimit zbatohet sipas radhës: një nga përfaqësuesit e shumicës parlamentare dhe një nga përfaqësuesit e opozitës.

4. Kandidaturat e propozuara nga subjektet e përcaktuara në shkronjat “b” dhe “c” të pikës 2 duhet të kenë grada ose tituj shkencorë.

5. Votimi në Kuvend bëhet i veçantë për çdo anëtar.

6. Në mënyrë që të sigurohet vijimësia e funksionimit të Këshillit Drejtues të RTSH-së, gjatë mandatit të parë të tij, Kryetari dhe 5 anëtarë të Këshillit Drejtues të RTSH-së zgjidhen në funksion për një periudhë 5-vjeçare, ndërsa 5 anëtarët e tjerë për një periudhë 3.5-vjeçare. Përcaktimi i mandatit të anëtarëve bëhet me short.

 

 

Lexo të plotë ligjin, Neni 1- Neni 79

Lexo të plotë ligjin, Neni 80- Neni 150

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 24, datë 1 Nëntor 1998, faqe 937.

[2] Ligji nr. 8410/1998 është ndryshuar me:

  1. ligjin nr.8655, dt.31.7.2000, Fletore Zyrtare nr.24, dt.7 Gusht 2000, fq.1249
  2. ligjin nr.8794, dt.10.5.2001, Fletore Zyrtare 34, dt.15 Qershor 2001, fq.1057
  3. ligjin nr.9016, dt.20.2.2003, Fletore Zyrtare nr.18, dt.21 Mars 2003, fq.511
  4. ligjin nr.9124, dt.29.7.2003, Fletore Zyrtare nr.71, dt.19 Gusht 2003, fq.3218
  5. ligjin nr.9531, dt.11.5.2006, Fletore Zyrtare 65, dt.28 Qershor 2006, fq.1783
  6. ligjin nr.9584, dt.17.7.2006, Fletore Zyrtare nr.84, dt.9 Gusht 2006, fq.2841
  7. ligjin nr.9677, dt.13.1.2007, Fletore Zyrtare nr.2, dt.14 Janar 2007, fq.54
  8. ligjin nr.9962, dt.21.7.2008, Fletore Zyrtare nr.125, dt.1 Gusht 2008, fq.5532

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim