LIGJI Nr. 8331, datë 21.4.1998 “PER EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE PENALE”
Neni 5
Trajtimi i të miturve dhe grave
Ekzekutimi i vendimeve për të miturit dhe gratë bëhet në vende dhe mënyra të veçanta e favorizues, të përcaktuara në këtë ligj ose me dispozita të tjera.
Neni 14
Njoftimi i mbrojtësit
Për urdhrin njoftohet brenda 30 ditëve mbrojtësi i të dënuarit dhe, kur nuk ka, mbrojtësi i caktuar nga prokurori.
Për të dënuarit e mitur organet e ekzekutimit njoftojnë paraprakisht edhe prindin ose kujdestarin, ndërsa për të dënuarit me fëmijë të mitur, bashkëshortin dhe, kur nuk ka ose nuk dihet ku ndodhet, këshillin e kujdestarisë së vendbanimit të të dënuarit.
Neni 38
Ndalimi i qëndrimit
Mbi urdhrin e ekzekutimit, policia e rendit merr masa për të mos lejuar hyrjen e të dënuarit në njësitë administrative të caktuara dhe largimin e tij kur gjendet në to.
Në zbatimin e kësaj mase organet e policisë së shtetit në territoret përkatëse kryejnë veprime sikurse për kërkimin e personit, për aq sa nuk vijnë në kundërshtim me këtë ligj.
Kur personi i dënuar në kohën e ekzekutimit të vendimit është prind i vetëm me fëmijë të mitur dhe kur i dënuari nuk ka mundësi ta mbajë, nëpërmjet këshillit të kujdestarisë bëhet sistemimi i fëmijës.
Neni 46
Ekzekutimi i masës edukuese
Masa edukuese ekzekutohet në institucionet e posaçme të edukimit të të miturve dërguar në mënyrë vullnetare nga prindi ose kujdestari mbi urdhrin e ekzekutimit të prokurorit.
Kur nuk bëhet ekzekutim vullnetar në datën e caktuar ose kur nuk ka prindër apo kujdestar, ekzekutimi bëhet nga Policia e Shtetit.
[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 12, datë 8 Maj1998, faqe 415.
[2] Ligji nr. 8331, datë 21.4.1998 është ndryshuar me ligjin nr. 10024, datë 27.11.2008, botuar në Fletore Zyrtare nr.190, datë 31 Dhjetor 2008, faqe 9402