Neni 5

Armët e zjarrit nuk lejohen të përdoren:

a) kundër personave që në dukje tregojnë se janë të mitur (fëmijë), gra dhe pleq;

b) në vende publike, ku ka mbledhje e grumbullime njerëzish dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.

Armët e zjarrit në këto raste mund të përdoren vetëm kundër personave të veçantë që kryejnë vepra të dukshme dhune kundër personit ose pasurisë, që në vetvete përbëjnë shkelje të rënda të ligjit dhe kur përdorimi i masave të tjera shtrënguese nuk ka dhënë rezultatet e dëshiruara.

 

 

Lexo të plotë ligjin

 


[1] Botuar në Fletoren Zyrtare nr. 6, datë 15 Prill 1998, faqe 231

[2] Ligji nr. 8290/1998 është ndryshuar me ligjin nr. 10291, datë 24.6.2010, botuar në Fletore Zyrtare nr.92, datë 20 Korrik 2010, faqe 4957

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim