Neni 7

Aplikimi për ripranim

1. Për aq sa të jetë e mundur, aplikimi i ripranimit duhet që të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

a) të dhënat e personit që do të ripranohet (p.sh.: emrat, mbiemrat, data dhe vendi i lindjes, dhe vendin e fundit të banimit ose informacione të tjera me interes për procesin e ripranimit) dhe, kur është e mundshme, të dhënat e fëmijëve të mitur, të pamartuar dhe/ose bashkëshortët;

b) dokumentet, në bazë të të cilave provohet shtetësia dhe të tregohen mjetet me të cilat dëshmohet shtetësia në mënyrë prima facie, transiti, kushtet për ripranimin e qytetarëve nga një vend i tretë dhe personat pa shtetësi dhe të paraqiten dokumente lidhur me hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm;

c) foto e personit që do të ripranohet.

2. Një formular i përbashkët që do të përdoret për aplikimet e ripranimit është bashkëngjitur si aneksi 2 i kësaj Marrëveshjeje.

 

Aneksi 3

Lista e dokumenteve, prezantimi i të cilave konsiderohet si provë e shtetësisë: (nenet 2 (1), 4 (1))

 

1. Për Republikën e Serbisë:

– pasaportë biometrike,

– kartë identiteti biometrike.

2. Për Republikën e Shqipërisë

– pasaporta të çdo lloji (pasaporta kombëtare, pasaporta diplomatike, pasaporta shërbimi, pasaporta kolektive, si dhe pasaporta zëvendësuese, duke përfshirë pasaportat e fëmijëve):

– kartë identiteti biometrike;

– kartë marinari;

– certifikatë shtetërore, si dhe dokumente të tjera zyrtare që përmendin ose tregojnë shtetësinë.

 

 

 


[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Marrëveshje me ligjin nr. 10453, datë 21.7.2011, botuar në Fletore Zyrtare nr. 106, dt.7 Gusht 2011, faqe 4232

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim