Neni 6

Mbrojtja e personave të paaftë për dhënien e pëlqimit

1. Në bazë të neneve 17 dhe 20 më poshtë, një ndërhyrje mund të kryhet vetëm për një person të paaftë për dhënien e pëlqimit për përfitimin e tij ose të saj të drejtpërdrejtë.

2. Kur, sipas ligjit, një i mitur nuk është i aftë për të dhënë pëlqimin në lidhje me një ndërhyrje, ndërhyrja mund të kryhet vetëm me autorizimin e përfaqësuesit të tij ose të saj ose të një autoriteti ose personi ose organi të parashikuar me ligj.

Opinioni i të miturit merret në konsideratë si një faktor gjithnjë e më përcaktues në raport me moshën e tij ose të saj dhe shkallën e pjekurisë.

3. Kur, sipas ligjit, një person në moshë madhore nuk është i aftë për të dhënë pëlqimin mbi një ndërhyrje për shkak të një paaftësie mendore, sëmundjeje ose për arsye të ngjashme, ndërhyrja mund të kryhet vetëm me autorizimin e përfaqësuesit të tij ose të saj ose të një autoriteti ose personi, ose organi të parashikuar me ligj.

4. Individit përkatës, autoritetit, personit ose organit të përmendur në paragrafët 2 dhe 3 më sipër i jepet nën të njëjtat kushte informacioni i përmendur në nenin 5.

5. Autorizimi i përmendur në paragrafët 2 dhe 3 më sipër mund të tërhiqet në çdo kohë në interesin më të mirë të personit përkatës.

 

Neni 14

Mospërzgjedhja e gjinisë

Përdorimi i teknikave të riprodhimit me ndihmën e elementeve mjekësore nuk lejohet për qëllim të zgjedhjes së gjinisë së fëmijës së ardhshëm, përveç rasteve kur duhet të shmanget një sëmundje e rëndë e trashëguar e lidhur me gjininë.

 

 



[1] Republika e Shqipërisë ka aderuar në këtë Konventë me ligjin nr. 10339, dt. 28.10.2010, bot. Fletore Zyrtare nr. 159, dt.3 Dhjetor 2010, fq. 8327

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim