Neni 2

1. Secila palë kontraktuese pranon në territorin e shtetit të saj, me kërkesën e palës tjetër kontraktuese, dhe pa formalitete të tjera, përveç atyre të cituara në këtë Marrëveshje, personin që qëndron në mënyrë të parregullt në territorin e shtetit të palës kontraktuese kërkuese, nëse provohet ose prezumohet në mënyrë të vlefshme se personi zotëron shtetësinë e shtetit të palës kontraktuese të kërkuar.

2. Secila palë kontraktuese do të pranojë gjithashtu fëmijë minorenë të personave referuar në paragrafin 1 të këtij neni, pavarësisht vendlindjes së tyre dhe shtetësisë, përveç nëse kanë të drejtë të pavarur të qëndrojnë në palën kontraktuese kërkuese.

3. Pala kontraktuese kërkuese ripranon personin të referuar në paragrafin 1 dhe 2, sipas të njëjtave dispozita, nëse më vonë, në bazë të hetimeve të mëtejshme, përcaktohet se në kohën kur ai/ajo u transferua nga territori i shtetit të palës kërkuese, ai/ajo referuar paragrafit 1 të këtij neni nuk e zotëronte shtetësinë e shtetit të palës kontraktuese të kërkuar.

4. Në rast të transferimit të personit referuar paragrafit 1 dhe 2 të këtij neni, që ka nevojë për kujdes të veçantë për arsye të moshës së tij/saj, gjendjes së keqe shëndetësore ose për ndonjë arsye tjetër të rëndësishme, çdo palë kontraktuese informon për këtë palën tjetër.

 

Protokoll në zbatim të Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës mbi ripranimin e personave me qëndrim të parregullt

 

Neni 2

Aplikimi për ripranimin e qytetarit të shtetit të palëve kontraktuese dhe kërkesat për paraqitjen e tyre

1. Aplikimet e paraqitura për ripranimin e qytetarit të palëve kontraktuese në vijim të nenit 2 të Marrëveshjes duhet të përmbajnë, në veçanti, informacionin e mëposhtëm:

a) Të dhënat e identitetit të personit që do të ripranohet;

b) Veçantitë me dokumentet e referuara në nenin 1 të këtij protokolli, që lejojnë vërtetimin ose vlefshmërinë e qytetarisë së personit që do të ripranohet;

c) Të dhëna mbi fëmijë minorene që do të rikthehen me prindërit;

d) Një foto e personit që do të ripranohet;

e) Informacion mbi nevojën për sigurimin e personit që do të ripranohet me kujdes shëndetësor të veçantë ose lloj tjetër kujdesi.

2. Aplikimi për ripranim do të dërgohet menjëherë për autoritetet e specifikuara në nenin 7 të këtij protokolli, veçanërisht me anë të: e-mail, fax ose postë normale.

3. Transferimi i personit që do të ripranohet do të bëhet vetëm me marrjen e miratimit të palës shtetërore të kërkuar për pranim, ose pas afatit të mbaruar të përcaktuar nga kjo Marrëveshje.

 

Neni 3

Aplikimi për ripranimin e shtetasve nga vendet e treta dhe shtetasve pa shtetësi dhe kushtet për paraqitjen e tij

1. Aplikimi i paraqitur për ripranimin e shtetasve të vendeve të treta ose personave pa shtetësi në vijim të dispozitave të nenit 4 dhe 5 të Marrëveshjes, duhet të përmbajë, në veçanti, informacionin e mëposhtëm:

a) Të dhënat mbi identitetin e personit që do të ripranohet, dhe aty ku është e nevojshme të dhënat mbi fëmijët minorene që kthehen së bashku me prindërit;

b) Veçantitë në lidhje me dokumentet e referuara në nenin 3 dhe 4 të këtij protokolli që lejojnë vërtetimin dhe vlefshmërinë e hyrjes ose qëndrimit, ose transitit të personit që do të ripranohet në territorin e shtetit të palëve kontraktuese të kërkuara;

c) Fotografi e personit që do të pranohet;

d) Informacion mbi nevojën për sigurimin e personit që do të ripranohet me kujdes shëndetësor të veçantë ose lloj tjetër kujdesi.

2. Aplikimi për ripranim do të dërgohet menjëherë për autoritetet e specifikuara në nenin 7 të këtij protokolli, veçanërisht me anë të: e-mail, fax ose postë normale.

3. Pala kontraktuese e kërkuar duhet t’i dorëzojë palës kontraktuese kërkuese miratim me shkrim për ripranimin e personit.

4. Transferimi i personit që do të ripranohet do të bëhet vetëm kur të ketë mbaruar afati i përcaktuar në marrëveshje.

 

 

 


[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Marrëveshje me ligjin nr. 10223, datë 4.2.2010, botuar në Fletore Zyrtare nr. 13, dt.25 Shkurt 2010, faqe 409

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim