MARRËVESHJA E BASHKËPUNIMIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS ITALIANE NË LUFTËN KUNDËR KRIMINALITETIT
Neni 2
Palët bashkëpunojnë, nëpërmjet organeve kompetente përkatëse, në parandalimin, zbulimin dhe goditjen e krimeve, mbi të gjitha të atyre të formës së organizuar, në mënyrë të veçantë në sektorët e poshtëshënuar:
a) krimi i organizuar;
b) kërkimi dhe kapja e personave të ikur;
c) trafiku i paligjshëm i lëndëve narkotike, substancave psikotrope dhe (prekursorëve);
d) kontrabanda, duke iu referuar veçanërisht asaj që kryhet nga organizatat kriminale;
e) trafiku i paligjshëm i armëve, lëndëve plasëse dhe toksike, si dhe i materialeve radioaktive;
f) kalimi i paligjshëm i kufirit;
g) trafiku i qenieve njerëzore dhe shfrytëzimi seksual i femrave dhe i të miturve, veçanërisht në rastin e shtyrjes drejt prostitucionit dhe pornografisë;
h) vjedhje automjetesh.
Kjo Marrëveshje nuk ka të bëjë me aspektet që lidhen me ndihmën gjyqësore në fushën penale dhe të ekstradimit.
Dispozitat e parashikuara në këtë Marrëveshje nuk cënojnë detyrimet e Palëve që rrjedhin nga marrëveshje/konventa të tjera dypalëshe ose shumëpalëshe.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Marrëveshje me ligjin nr. 9799, dt. 10.9.2007, botuar në Fletore Zyrtare nr. 124, dt.27 Shtator 2007, faqe 3538