KONVENTËS SË ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR PUNËTORËT ME PËRGJEGJËSI FAMILJARE, C 156, 1981”
Neni 1
1. Kjo Konventë zbatohet për punëtorët, burra e gra, me përgjegjësi kundrejt fëmijëve të varur prej tyre, ku përgjegjësira të tilla kufizojnë mundësitë e tyre për t’u përgatitur, filluar, marrë pjesë ose përparuar në aktivitetin ekonomik.
2. Dispozitat e kësaj Konvente zbatohen gjithashtu për punëtorët, burra dhe gra, me përgjegjësi kundrejt anëtarëve të tjerë më të afërt të familjeve të tyre, të cilët kanë nevojë të dukshme për kujdesin dhe mbështetjen e tyre, ku përgjegjësi të tilla kufizojnë mundësitë e tyre për t’u përgatitur, filluar, marrë pjesë ose përparuar në aktivitetin ekonomik.
3. Për qëllime të kësaj Konvente, termat “fëmijë në varësi” dhe “anëtar tjetër më i afërt i familjes të cilët kanë nevojë ose mbështetje të dukshme”, nënkuptojnë persona të përcaktuar si të tillë në çdo vend me mënyrat e përmendura në nenin 9 të kësaj Konvente.
4. Punëtorët që trajtohen në bazë të paragrafëve 1 dhe 2 të këtij neni, këtu e më poshtë referohen si “punëtorë me përgjegjësi familjare”.
Neni 5
Do të ndërmerren më tej të gjitha masat që pajtohen me kushtet dhe mundësitë e vendit:
a) duke marrë në konsideratë nevojat e punëtorëve me përgjegjësi familjare në planifikimin komunitar; dhe
b) për të zhvilluar dhe nxitur shërbimet komunitare, publike ose private, si p.sh. kujdesi për fëmijët dhe shërbimi, e lehtësirat familjare.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9773, dt. 12.7.2007, botuar në Fletore Zyrtare nr. 93, dt.26 Korrik 2007, fq. 2662