KONVENTA E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS (ILO) “PËR KONTROLLIN E PUNËS NË BUJQËSI, C 129, 1969”
Neni 6
1. Funksionet e sistemit të kontrollit të punës në bujqësi:
a) të sigurojë zbatimin e dispozitave ligjore që kanë të bëjnë me kushtet e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve gjatë punës, si p.sh. dispozitat mbi orët, pagën, pushimet javore dhe vjetore, sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien, punësimin e grave, fëmijëve dhe të rinjve, dhe çështje të ngjashme për sa kohë që këto dispozita të jenë të zbatueshme nga inspektorët e punës.
b) t’u sigurojë punëdhënësve dhe punëmarrësve informacion teknik mbi masat më efektive të zbatimit të dispozitave ligjore;
c) t’i parashtrojë autoritetit kompetent defektet dhe abuzimet e pambuluara specifikisht nga dispozitat ligjore ekzistuese dhe t’i paraqesë atij propozime mbi përmirësimin e legjislacionit dhe rregullave.
2. Legjislacioni dhe rregulloret kombëtare mund t’u japin inspektorëve të punës në bujqësi funksione këshilluese ose zbatuese në lidhje me dispozitat ligjore të kushteve të jetesës së punëtorëve dhe familjeve të tyre.
3. Çdo detyrë tjetër që mund t’u besohet inspektorëve të punës në bujqësi nuk duhet të jetë e tillë që të bjerë ndesh me realizimin efektiv të detyrave të tyre parësore ose të cenojë në çfarëdolloj mënyre autoritetin dhe paanësinë që iu nevojiten inspektorëve në marrëdhëniet e tyre me punëdhënësit dhe punëmarrësit.
[1] Repubika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9772, dt. 12.7.2007, botuar në Fletore Zyrtare nr. 93, dt.26 Korrik 2007, fq. 2655