Neni 1

Përdorimi i termave

Për qëllime të kësaj Konvente:

a) “produkt” nënkupton çdo avantazh ekonomik të nxjerrë nga veprat penale. Ky avantazh mund të konsistojë në çdo pasuri, siç përcaktohet në nënparagrafin b të këtij neni;

b) “pasuri” nënkupton pasuri të çdo natyre, fizike ose jofizike, e luajtshme ose e paluajtshme, si dhe aktet juridike ose dokumentet që vërtetojnë një titull ose interes mbi këtë pasuri;

c) “instrument” nënkupton të gjitha objektet e përdorura ose të destinuara për t’u përdorur në çfarëdolloj mënyre, plotësisht ose pjesërisht, për të kryer një ose disa vepra penale;

d) “konfiskim” nënkupton një dënim ose masë të urdhëruar nga një gjykatë pas një procedimi, lidhur me një ose disa vepra penale, dënim ose masë që përfundon me privimin e përhershëm të pasurisë;

e) “vepër penale kryesore” nënkupton çdo vepër penale në vijim të së cilës janë krijuar produkte dhe që mund të bëhen objekt i një vepre penale sipas nenit 9 të kësaj Konvente.

f) “njësi e informacionit financiar” (që më poshtë do të quhet FIU) nënkupton një agjenci qendrore, kombëtare, përgjegjëse për marrjen (dhe sipas rastit, për kërkimin), analizimin dhe shpërndarjen tek autoritetet kompetente të raporteve të informacionit financiar:

i) në lidhje me fitimet e dyshimta dhe financimin e mundshëm të terrorizmit, ose

ii) që kërkohet nga legjislacioni apo rregulloret e brendshme, me qëllim luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;

g) “ngrirje” ose “bllokim” nënkupton ndalimin e përkohshëm të transferimit, shkatërrimit, konvertimit, disponimit ose lëvizjes së pasurisë apo realizimin e përkohshëm të izolimit ose kontrollit të pasurisë, mbi bazën e një vendimi të lëshuar nga një gjykatë ose një organ tjetër kompetent;

h) “financim i terrorizmit” nënkupton aktet e parashikuara në nenin 2 të Konventës ndërkombëtare për ndalimin e financimit të terrorizmit, të cituar më sipër.

 

Shtojcë

a) Pjesëmarrja në një grup të organizuar kriminal dhe shantazhi

b) Terrorizmi, duke përfshirë financimin e terrorizmit

c) Trafikimi i qenieve njerëzore dhe kontrabanda e emigrimit

d) Shfrytëzimi seksual, duke përfshirë shfrytëzimin seksual të fëmijëve

e) Trafikimi i paligjshëm i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope

f) Trafikimi i paligjshëm i armëve

g) Trafikimi i paligjshëm i mallrave të vjedhura dhe mallrave të tjera

h) Korrupsioni dhe mitmarrja

i) Mashtrimi

j) Falsifikimi i monedhës

k) Falsifikimi dhe pirateria e produkteve

l) Krimi mjedisor

m) Vrasja, plagosja e rëndë trupore

n) Rrëmbimi, kufizimi dhe pengmarrja e paligjshme

o) Vjedhja ose plaçkitja

p) Kontrabanda

q) Zhvatja

r) Falsifikimi

s) Pirateria dhe

t) Manipulimi i shitblerjes së letrave me vlerë dhe i tregut.

 

 

(1) Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr.9646 dt.27.11.2006, bot. Fletore Zyrtare nr.132, dt.18 Dhjetor 2006, fq. 5169

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim