KONVENTA E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR NXITJEN E PUNËSIMIT DHE MBROJTJEN NGA PAPUNËSIA (NR.168)
Neni 26
1. Anëtarët do të kenë parasysh faktin që ka shumë kategori njerëzish që kërkojnë punë që ose s’kanë qenë kurrë ose kanë pushtuar së qeni të njohur si të papunësuar ose s’kanë qenë kurrë ose kanë pushtuar së qeni mbuluar nga skemat për mbrojtjen e të papunëve. Si rrjedhojë, të paktën tre nga dhjetë kategoritë ndjekëse të personave që kërkojnë punë do të marrin ndihmë sociale në përputhje me kushtet dhe termat e përcaktuara:
a) persona të rinj që kanë kompletuar kualifikimin e tyre profesional;
b) persona të rinj që kanë kompletuar studimet;
c) persona të rinj që kanë kompletuar shërbimin e detyruar ushtarak;
d) persona pas një periudhe që ia kanë dedikuar rritjes së një fëmije ose përkujdesjes ndaj dikujt që është i sëmurë, i paaftë ose i thyer në moshë;
e) persona, bashkëshorti i të cilëve ka vdekur në raste kur nuk u është lidhur ndihma e të mbijetuarit;
f) persona të divorcuar ose të ndarë;
g) të burgosur të liruar;
h) madhorë duke përfshirë edhe personat e paaftë që kanë kompletuar një periudhë trajnimi;
i) punëtorë emigrantë të sapokthyer në atdhe, përveç rasteve kur kanë fituar të drejta nën legjislacionin e vendit ku kanë punuar për herë të fundit;
j) persona ish-të vetëpunësuar.
2. Çdo anëtar do të specifikojë në raportet e tij sipas nenit 22 të Kushtetutës së Organizatës Ndërkombëtare të Punës kategoritë e personave të r adhitur në paragrafin 1 më sipër, të cilët ai ndërmerr të mbrojë.
3. Çdo anëtar do të përpiqet të shtrijë mbrojtjen në mënyrë të vazhdueshme në një numër më të madh kategorish sesa numri që mbronin në fillim.
[1] Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9547, dt. 1.6.2006, botuar në Fletore Zyrtare nr. 67, dt.1 Korrik 2006, faqe 1859