KONVENTA NR. 102 E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË PUNËS “PËR SIGURIMET SHOQËRORE (STANDARDET MINIMALE)”
Neni 1
Në këtë Konventë:
a) termi “i përcaktuar” nënkupton i vendosur nga apo sipas ligjeve dhe akteve nënligjore të vendit;
b) termi “rezidencë” nënkupton rezidencën e rregullt në territorin e vendit anëtar dhe termi “rezident” nënkupton një person rezident i rregullt në territorin e vendit anëtar;
c) termi “bashkëshorte” nënkupton një bashkëshorte që mbahet nga bashkëshorti i saj;
d) termi “vejushë” nënkupton një grua që mbahej nga bashkëshorti i saj në kohën e vdekjes së tij;
e) termi “fëmijë” nënkupton një fëmijë nën moshën shkollore apo nën moshën 15-vjeç, siç përcaktohet;
f) termi “periudhë kualifikimi” nënkupton një periudhë kontributi ose një periudhë punësimi, ose një periudhë rezidence, ose një kombinim i tyre, si të përcaktohet.
2. Në nenet 10, 34, 49, termi “përfitim” nënkupton një përfitim direkt në formën e përkujdesjes ose një përfitim indirekt, që konsiston në rimbursimin e shpenzimeve të përballuar, nga personi i interesuar.
Neni 9
Personat e mbrojtur do të përfshijnë:
a) grupe të caktuara të punonjësve, që përbëjnë jo më pak se 50 % të të gjithë punonjësve, si dhe bashkëshortet dhe fëmijët e tyre;
b) grupe të caktuara të popullsisë ekonomikisht aktive, që përbëjnë jo më pak se 20 për qind të të gjithë rezidentëve, si dhe bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.
c) grupe të caktuara të rezidentëve, që përfshijnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë rezidentëve;
d) kur është në fuqi një deklaratë e bërë sipas nenit 3, grupe të caktuara të punonjësve, që përbëjnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë punonjësve në vende pune në industri, që kanë punësuar 20 apo më shumë persona, si dhe bashkëshortët dhe fëmijët e tyre.
Neni 32
Rastet e mbuluara do të përfshijnë kategoritë e mëposhtme, të cilat vijnë si rezultat i aksidenteve apo sëmundjeve të përcaktuara si të lidhura me punësimin:
a) një gjendje patologjike;
b) paaftësia për punë, që rezulton nga një gjendje e tillë dhe që ndërpret të ardhurat, siç përcaktohet nga ligjet dhe aktet nënligjore të vendit.
c) humbja e përgjithshme e aftësisë për të siguruar të ardhura apo humbja e pjesshme në një shkallë të caktuar, e cila ka gjasa të bëhet e përhershme, apo humbja përkatëse e aftësisë;
d) humbja e përkrahjes që pëson vejusha apo fëmija nga vdekja e mbajtësit të familjes; në rastin e një të veje, e drejta për përfitim mund të kushtëzohet në përputhje me ligjet me aktet nënligjore të vendit me të qenit e saj e paaftë për të mbajtur vetveten.
Neni 33
Në personat e mbrojtur do të përfshihen:
a) grupe të caktuara të punonjësve, që përbëjnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë punonjësve, dhe për përfitim në rast vdekjeje të mbajtësit të familjes, edhe bashkëshortet edhe fëmijët e tyre;
b) kur është në fuqi një deklaratë në përputhje me nenin 3, grupe të caktuara punonjësish, që përbëjnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë punonjësve në vende pune në industri, që punësojnë 20 apo më shumë punonjës, dhe për përfitim në rast vdekjeje të mbajtësit të familjes, edhe bashkëshortet dhe fëmijët e tyre.
Neni 37
Përfitimi i specifikuar në nenet 34 dhe 36, në një rast të mbuluar, do të sigurohet të paktën për një person të mbrojtur, i cili ka qenë i punësuar në territorin e shtetit anëtar në kohën e aksidentit, nëse dëmtimi ka ndodhur për shkak të aksidentit apo në kohën e marrjes së sëmundjes, nëse dëmtimi është për shkak të sëmundjes, dhe për pagesat e rregullta për vdekjen e mbajtësit të familjes, edhe për vejushat dhe fëmijët e personit në fjalë.
Neni 40
Rastet e mbuluara do të jenë përgjegjësia për mbajtjen e fëmijëve, siç parashikohet.
Neni 42
Përfitimi do të jetë:
a) një pagesë e rregullt, që i jepet çdo personi të mbrojtur që ka plotësuar periudhën e përcaktuar kualifikuese;
b) sigurimi, për apo në lidhje me fëmijët, i ushqimit, veshmbathjes, strehimit, ditëve
të pushimit apo ndihmës shtëpiake;
c) një kombinim i (a) dhe (b).
Neni 44
Vlera e përgjithshme e përfitimeve të dhëna në përputhje me nenin 42 për personat e mbrojtur duhet të jetë e tillë që të përfaqësojë:
a) 3 për qind të pagës së një punëtori të zakonshëm, të rritur, të seksit mashkull, siç përcaktohet në rregullat e parashikuara në nenin 66, shumëzuar me numrin e përgjithshëm të fëmijëve të personave të mbrojtur;
b) 1,5 për qind e pagës së deklaruar, shumëzuar me numrin e përgjithshëm të fëmijëve të të gjithë rezidentëve.
Neni 60
1. Në rastet e mbuluara përfshihet humbja e mbështetjes në rastin e personit të ve apo të fëmijës si rezultat i vdekjes së mbajtësit të familjes; në rastin e personit të ve, e drejta e përfitimit mund të kushtëzohet, në përputhje me ligjet dhe aktet nënligjore të vendit, me një gjendje pamundësie për të mbajtur veten.
2. Ligjet dhe aktet nënligjore të vendit mund të parashikojnë që përfitimi i një personi dhënë ndryshe, mund të ndërpritet, nëse ky person është i angazhuar në një aktivitet fitimprurës të parashikuar apo që përfitimi, nëse është kontributiv, mund të reduktohet kur të ardhurat e përfituesit e kalojnë masën e parashikuar dhe nëse është jokontributiv, mund të reduktohet kur të ardhurat e përfituesit apo mjetet e tjera të tij apo të dyja së bashku e kalojnë një shumë të përcaktuar.
Neni 61
Në personat e mbrojtur përfshihen:
a) bashkëshortet dhe fëmijët e mbajtësve të familjes në grupet e parashikuara të punonjësve që përbëjnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë punonjësve;
b) bashkëshortet dhe fëmijët e mbajtësve të familjes në grupet e parashikuara të popullsisë ekonomikisht aktive, grupe që përbëjnë jo më pak se 20 për qind të të gjithë rezidentëve;
c) të gjitha vejushat dhe fëmijët rezidentë që kanë humbur mbajtësin e familjes së tyre, kur mjetet e jetesës së të cilëve gjatë rastit nuk i kalojnë kufijtë e parashikuar në mënyrë që të përputhen me kërkesat e nenit 67;
d) kur në fuqi është një deklaratë në bazë të nenit 3, bashkëshortet dhe fëmijët e mbajtësve të familjes në grupet e parashikuara të punonjësve, grupe të cilat përbëjnë jo më pak se 50 për qind të të gjithë punonjësve në vendet e punës në industri me 20 apo më shumë persona.
Neni 63
1. Përfitimi i specifikuar në nenin 62, në një rast të mbuluar, jepet të paktën:
a) për një person të mbrojtur, mbajtësi i familjes së të cilit ka plotësuar, në përputhje me rregullat e përcaktuara, një periudhë kualifikimi, që mund të jetë 15 vjet kontribuim apo punësim, apo 10 vjet rezidencë;
b) kur, në parim, bashkëshortet dhe fëmijët .e të gjithë personave ekonomikisht aktivë janë të mbrojtur, një personi të mbrojtur, mbajtësi i familjes së të cilit ka plotësuar një periudhë kualifikimi prej tre vjetësh kontribuimi dhe kur në lidhje me këtë mbajtës të familjes, për sa kohë që ai ka qenë në moshë pune, është paguar një shumë mesatare vjetore kontributive e parashikuar.
2. Kur përfitimi i referuar në paragrafin 1 kushtëzohet me një periudhë minimale kontribuimi apo punësimi, jepet një përfitim i reduktuar të paktën:
a) për një person të mbrojtur, mbajtësi i familjes së të cilit ka plotësuar, në përputhje me rregullat e përcaktuara, një periudhë kualifikimi prej pesë vjetësh kontribuimi apo punësimi;
b) kur, në parim, bashkëshortet dhe fëmijët e të gjithë personave ekonomikisht aktivë janë të mbrojtur, për një person të mbrojtur, mbajtësi i familjes së të cilit ka plotësuar një periudhë kualifikimi prej tre vjetësh kontribuimi dhe kur në lidhje me këtë mbajtës të familjes, përsa kohë që ai ka qenë në moshë pune, është paguar gjysma e shumës mesatare vjetore e kontributeve, e parashikuar në përputhje me nënparagrafin (b) të paragrafit 1 të këtij neni.
3. Kërkesat e paragrafit 3 të këtij neni konsiderohen të plotësohen, kur një përfitim, i llogaritur në përputhje me kërkesat e pjesës XI, por në një përqindje prej dhjetë pikësh më të ulëta sesa paraqitet në tabelën bashkëngjitur asaj pjese për përfituesin standard të interesuar, i jepet të paktën një personi të mbrojtur, mbajtësi i familjes së të cilit ka plotësuar, në përputhje me rregullat e parashikuara, pesë vjet periudhë kontribuimi, punësimi apo rezidence.
4. Mund të bëhet një reduktim proporcional i përqindjes së treguar në tabelën e bashkëlidhur pjesës XI, kur periudha e kualifikimit për përfitimin që i korrespondon përqindjes së reduktuar i kalon pesë vjet kontribuimi apo kohë punësimi, por është më e vogël se 15 vjet kontribute apo kohë punësimi; përfitimi i reduktuar do të paguhet në përputhje me paragrafin 2 të këtij neni.
5. Në mënyrë që një grua pa fëmijë, që presupozohet të jetë e paaftë për të mbuluar shpenzimet e jetesës, të fitojë të drejtën e përfitimit familjar, mund. të kërkohet që ajo të ketë plotësuar një periudhë minimum martese.
Neni 67
Në rastin e pagesës periodike, për të cilën aplikohet ky nen:
a) masa e përfitim it do të përcaktohet sipas një shkalle të përcaktuar apo një shkalle
të fiksuar nga autoritetet publike kompetente në përputhje me rregulla të përcaktuara;
b) kjo masë përfitimi mund të reduktohet vetëm në atë masë që mjetet e tjera të familjes së përfituesit kalojnë masat bazë të përcaktuara apo masat bazë të fiksuara nga autoriteti publik kompetent në përputhje me rregulla të përcaktuara:
IX Përfitim invaliditetit Burri me gruan me dy fëmije 40
X Përfitim për familjen Vejushe me dy fëmije 40
Neni 71
1. Kostot e përfitimeve, të dhëna në përputhje me këtë Konventë dhe kostoja e administrimit të këtyre përfitimeve do të përballohen kolektivisht nga kontributet e sigurimeve apo taksat, apo të dyja së bashku, në mënyrë të atillë që të evitojnë krijimin e vështirësive për personat me pak mjete jetese dhe merr parasysh gjendjen ekonomike të vendit anëtar dhe të grupeve të personave të mbrojtur.
2. E gjithë masa e kontributeve të sigurimeve që përballohet nga punonjësit nuk do të kalojë 50 për qind të totalit të burimeve financiare të alokuara për mbrojtjen e punonjësve dhe të bashkëshorteve e fëmijëve të tyre. Për t’u siguruar që ky kusht është plotësuar, të gjitha përfitimet e dhëna nga vendi anëtar, në përputhje me këtë Konventë, përveç përfitimit familjar dhe, nëse jepet nga një degë e veçantë, edhe përfitimi për aksident në punë, mund të merren së bashku.
3. Shteti anëtar do të pranojë përgjegjësinë për dhënien në kohë të përfitimeve në përputhje me këtë Konventë dhe do të marrë të gjitha masat për këtë qëllim; ai do të sigurojë, kur është e përshtatshme, që studimet e nevojshme aktuariale dhe llogaritjet lidhur me ekuilibrin financiar do të bëhen periodikisht dhe në çdo rast, para çdo ndryshimi të përfitimeve, masës së kontributeve të sigurimit apo taksave të alokuara për të mbuluar rastet në fjalë.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9442, dt. 16.11.2005, bot. Fletore Zyrtare nr. 95, dt.15 Dhjetor 2005, faqe 3035