Neni 15

Neni 11 duhet te këtë formulimin e mëposhtëm:

“1. Reklamat dhe teleshitja duhet të jenë të drejta dhe të ndershme.

2. Reklamat dhe teleshitja nuk duhet të jenë të rreme dhe nuk duhet të paragjykojnë interesat e konsumatorëve.

3. Reklamat dhe teleshitja që u drejtohen ose përdorin fëmijët, duhet të shmangin gjithçka që ka të ngjarë të dëmtojë interesat e tyre dhe duhet të mbajnë parasysh ndjeshmëri e tyre të veçanta.

4. Teleshitja nuk duhet t’i nxisë të vegjlit të lidhin kontrata për shitjen ose dhënien me qira të mallrave dhe shërbimeve.

5. Porositësi i reklamave nuk duhet të ushtroje ndonjë ndikim editorial në përmbajtjen e programeve.”

 

Neni 18

Teksti i mëposhtëm duhet të zëvendësojë nenin 14:

 

Neni 14

Përfshirja e reklamave dhe e teleshitjes

1. Reklamat dhe teleshitja duhet të përfshihen mes programeve. Me kusht që të përmbushen kushtet në paragrafët 2-5 të këtij neni, spotet e reklamave dhe të teleshitjes mund të përfshihen gjithashtu gjatë programeve në mënyrë të tillë që të mos cënohen vlerat e programit dhe të drejtat e mbajtësve të të drejtave.

2. Gjatë programeve që përbëhen nga pjesë të mëvetësishme ose gjatë programeve sportive dhe veprimtarive të strukturuara në mënyrë të ngjashme dhe shfaqjeve që kanë intervale, spotet e reklamave dhe të teleshitjes duhet të përfshihen vetëm mes pjesëve ose gjate intervaleve.

3. Transmetimi i veprave dëgjimore-shikimore të tilla si filmat artistike dhe filmat e bërë për televizion (duke përjashtuar seritë, serialet, programet e lehta argëtuese dhe dokumentaret), kur kohëzgjatja e tyre është më shumë se dyzet e pesë minuta, mund të ndërpriten një here për çdo periudhë të plotë prej dyzet e pesë minutash. Një ndërprerje e mëtejshme lejohet nëse kohëzgjatja e tyre është të paktën njëzet minuta më e gjatë se dy ose më shume periudha të plota prej dyzet e pesë minutash.

4. Kur programet, përveç atyre që përmenden në paragrafin 2, ndërpriten me spote reklamash ose teleshitjeje, mes ndërprerjeve për reklama ose për teleshitje brenda programit duhet të kalojë një periudhë prej të paktën njëzet minutash.

5. Reklamat dhe teleshitja nuk duhet të përfshihen në asnjë transmetim të shërbesës fetare. Lajmet dhe programet për çështjet aktuale, dokumentaret, programet fetare dhe programet për fëmijë, kur kohëzgjatja e tyre e caktuar është më pak se tridhjete minuta, nuk duhet të ndërpriten me reklama ose me teleshitje. Nëse kohëzgjatja e tyre e caktuar është tridhjete minuta ose më shumë, duhet të zbatohet dispozita e paragrafëve të mëparshëm.

 

 



[1] Republika e Shqipërisë ka aderuar në këtë Protokoll me ligjin nr. 9335, dt. 16.12.2004, bot. Fletore Zyrtare nr. 109, dt.12 Janar 2004, faqe 7181

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim