SHTOJCA “A” E KONVENTËS PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR (COTIF) “PËR RREGULLAT UNIFORME PËR KONTRATËN E TRANSPORTIT NDËRKOMBËTAR HEKURUDHOR TË UDHËTARËVE DHE TË BAGAZHEVE (CIV)”
Neni 13
Reduktimi i çmimit për fëmijët
1. Fëmijët deri në moshën pesë vjeç, për të cilët nuk është zënë një vend i veçantë transportohen falas dhe pa biletë.
2. Fëmijët me moshë mbi pesë vjeç e deri në dhjetë vjeç dhe fëmijët me të vegjël, për të cilët kërkohet një vend i veçantë transportohen me çmime të reduktuara. Këto nuk mund të kalojnë gjysmën e çmimeve të marra për biletat e të rriturve, veçse kur është fjala për shtesat e marra për përdorimin e disa trenave ose të disa vagonëve, duke ruajtur të drejtën e rrumbullakimit të shumave të kryer në përputhje me dispozitat e zbatueshme nga hekurudha që lëshon biletën. Ky reduktim nuk është detyrimisht i zbatueshëm ndaj çmimeve të biletave që përmbajnë një reduktim tjetër në raport me çmimin normal të biletës së thjeshtë.
3. Megjithatë, tarifat ndërkombëtare mund të parashikojnë kufij moshash të ndryshme me ato të pikave 1 dhe 2, në masën kur këto kufij nuk janë më të vegjël se katër vjeç përsa i përket dhënies falas të transportit të përmendur në pikën 1, as se dhjetë vjeç në rastin e zbatimit të çmimeve të reduktuara të përmendura në pikën 2.
[1] Republika e Shqipërisë ka aderuar në këtë Konventë me ligjin nr. 9300, dt. 28.10.2004, bot. Fletore Zyrtare nr. 109, dt.12 Janar 2004, faqe 7181