Neni 18

1. Çdo shtet, në momentin e nënshkrimit ose depozitimit të instrumentit të ratifikimit, pranimit, aprovimit ose aderimit, mund të deklaroje se bën një ose disa rezerva [2].

2. Çdo shtet kontraktues që ka bere një rezerve sipas paragrafit te mësipërm, mund ta tërheqë atë plotësisht ose pjesërisht nëpërmjet një njoftimi drejtuar Sekretarit te Përgjithshëm të Këshillit te Europës. Tërheqja hyn ne fuqi ne datën e marrjes se këtij njoftimi nga Sekretari i Përgjithshëm.

3. Një pale që ka bere një rezervë në lidhje me një dispozitë te kësaj Konvente nuk mund të pretendoje zbatimin e asaj dispozite nga ndonjë pale tjetër, megjithatë, nëse rezerva e saj është e pjesshme ose me kusht, ajo mund të pretendojë zbatimin e asaj dispozite për aq sa ajo e ka pranuar vete atë.

 

 

 


[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9265, dt. 29.7.2004, botuar në Fletore Zyrtare nr. 56, dt.16 Gusht 2004, fq. 3711

[2] Ne kuptim te paragrafit te pare te nenit 18 te Konventës,  Republika e Shqipërisë deklaron se rezervon te drejtën te përcaktojë, ne përputhje me legjislacionin shqiptar, se termi “person i varur” nënkupton “fëmijët e mitur, bashkëshorten dhe prindërit e paafte për pune, qe kane qene plotësisht ose pjesërisht ne ngarkim te te vdekurit, si dhe te personave qe banonin ne familjen e te vdekurit dhe qe gëzonin prej tij te drejtën e ushqimit” .

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim