KONVENTA NR. 171 “MBI PUNËN E NATËS”, 1990 TË ORGANIZATËS NDËRKOMBETARE TË PUNËS
Neni 7
1. Duhet të merren masa që të sigurojnë që një mundësi për pune nate është e vlefshme dhe për punëtorët gra, që do t’u lypet nevoja të kryejnë një pune të tillë:
a) para dhe pas lindjes, për një periudhe prej të paktën gjashtëmbëdhjetë javësh prej të cilave tetë javë do të jenë para datës së parashikuar të lindjes;
b) për periudha shtesë, në lidhje me të cilat paraqitet një çertifikatë mjekësore, që deklaron se është e nevojshme për shëndetin e nënës ose të fëmijës:
i) gjatë shtatzënisë,
ii) gjatë një kohe të specifikuar pas lindjes së fiksuar, në përputhje me nënparagrafin (a) sipër, gjatësia e së cilës do të vendoset nga autoriteti kompetent pas konsultimit me organizatat me përfaqësuese të punësuesve dhe punëtorëve.
2. Masat e përmendura në paragrafin 1 të këtij neni mund ta përfshijë kalimin në punë dite, kur kjo është e mundur, klauzolën e përfitimit të sigurisë shoqërore ose të zgjatjes së lejes së lindjes.
3. Gjatë periudhës së përmendur në paragrafin 1 të këtij artikulli:
a) Një punëtore grua nuk do të pushohet e as do t’i jepet paralajmërim për pushim, përveç arsyeve të përligjura që nuk lidhen me shtatzëninë ose lindjen.
b) E ardhura e një punëtore grua do të mbahet në një nivel të mjaftueshëm për mbajtjen e vetes dhe të fëmijës së saj, në përputhje me një standard të përshtatshëm jetese. Kjo ruajtje e të ardhurës mund të sigurohet nga çdonjëra prej masave të radhitura në paragrafin 2 të këtij neni, nga masa të tjera të përshtatshme ose nga një kombinim i këtyre masave.
c) Një punëtore grua nuk do të humbasë përfitimet, lidhur me statusin, vjetërsinë dhe mundësinë për ngritje në detyrë, e cila mund t’i bashkëngjisë një pozicion pune nate.
4. Klauzolat e kësaj pike nuk do te ndikojnë në zvogëlimin e mbrojtjes dhe përfitimeve që lidhen me lejen e lindjes.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 9197, datë 26.2.2004, botuar në Fletore Zyrtare nr. 16, dt. 26 Mars 2004, fq. 790