MARRËVESHJA NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË MBI RIPRANIMIN E PERSONAVE (MARRËVESHJA E RIPRANIMIT)
1. Secila Pale Kontraktuese, me kërkesë të Palës tjetër Kontraktuese, pranon pa formalitete të posaçme atë person, i cili në territorin sovran të Palës Kontraktuese, që paraqet kërkesën, nuk plotëson ose nuk plotëson me kushtet në fuqi për hyrje ose qëndrim, kur vërtetohet ose shpjegohet në mënyrë bindëse se ai ka shtetësinë e Palës Kontraktuese, së cilës i drejtohet kërkesa. Vërtetimi i identitetit të personit është i domosdoshëm vetëm atëhere kur shtetësia nuk del qarte pa një vërtetim të tillë.
2. Paragrafi 1 zbatohet në mënyrë analoge edhe për fëmijët e lindur jashtë vendit dhe bashkëshortin/bashkëshorten me shtetësi tjetër te personit qe do te pranohet, te cilët nuk kane te drejtën e qëndrimit ne territorin e Palës Kontraktuese, qe paraqet kërkesën, dhe kane ose marrin te drejtën e hyrjes dhe te qëndrimit ne territorin e Palës Kontraktuese, se cilës i drejtohet kërkesa.
Neni 2
1. Shtetësia mund të vërtetohet nëpërmjet:
1) dokumenteve të shtetësisë, për të cilat nuk ka dyshim se i përkasin një personi;
2) pasaportave të çdo lloji (pasaporta kombëtare, pasaporta kolektive, pasaporta diplomatike, pasaporta shërbimi, dokumente që e zëvendësojnë pasaportën);
3) matrikullave të marinarëve (librezave detare);
4) letërnjoftimeve (duke përfshirë edhe letërnjoftimet e përkohshme dhe zëvendësuese);
5) dokumenteve ushtarake të identifikimit dhe letërnjoftimeve ushtarake;
6) letërnjoftimeve të fëmijëve si dokumente që zëvendësojnë pasaportën;
7) dokumenteve të lëshuara zyrtarisht, nga të cilat del shtetësia.
Në këto raste, personi në fjale ripranohet pa formalitete të posaçme.
2. Shtetësia mund të shpjegohet në mënyrë bindëse nëpërmjet:
1) një kopjeje të dokumenteve tëe përmendura ne paragrafin 1;
2) lejeve për drejtim automjeti (patentave);
3) dokumenteve të lindjes;
4) kopjeve të dokumenteve të lartpërmendura;
5) deponimeve të dëshmitarëve;
6) deponimeve të personit në fjalë;
7) rezultatit të dëgjimit të personit në fjalë në përfaqësinë kompetente diplomatike të Palës Kontraktuese, sëe cilës i drejtohet kërkesa;
8)dokumenteve të tjera, të cilat mund të shërbejnë për përcaktimin e shtetësisë. Në këto raste, ripranimi i personit në fjalë bëhet sipas dispozitave të nenit 3.
3. Dokumentet e përmendura në paragrafët 1 dhe 2 mjaftojnë për të vërtetuar ose për të shpjeguar në mënyrë bindëse shtetësinë edhe atëherë kur kanë dalë nga fuqia për shkak të mbarimit të afatit të vlefshmërisë.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Marrëveshje me ligjin nr. 9035, datë 27.3.2003, botuar në Fletore Zyrtare nr. 29, datë 3 Maj 2003, faqe 929