KONVENTA PËR KRIMIN NË FUSHËN E KIBERNETIKËS
Neni 9
Veprat penale te lidhura me pornografinë e fëmijëve
Çdo Palë do të adaptojë legjislacion të tille dhe masa të tjera, që mund të jenë të nevojshme të përcaktojnë si vepra penale sipas ligjit të brendshëm, kur kryhet me qëllim dhe pa të drejtë, në drejtimet e mëposhtme:
a) prodhimin e pornografisë me fëmijë, me qëllimin e shpërndarjes se tij nëpërmjet një sistemi kompjuterik;
b) ofrimi apo vënia në disponim e pornografisë për fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik;
c) shpërndarja apo transmetimi i pornografisë për fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik;
d) prokurimi i pornografisë për fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik për vete apo për një tjetër;
e) zotërimi i pornografisë për fëmijë nëpërmjet një sistemi kompjuterik apo në një mjet të memorizimit të të dhënave kompjuterike.
2. Për qëllimin e paragrafit 1 të mësipërm “pornografi me fëmijë” do të përfshijë material pornografik që dallon nga ana pamore:
a) një minoren, i cili angazhohet në drejtime të qarta seksuale;
b) një person, i cili duket që është minoren, i angazhuar në drejtime të qarta seksuale;
c) imazhe realiste që prezantojnë një minoren të angazhuar në drejtime të qarta seksuale.
3. Për qëllimin e paragrafit 2 te mësipërm, termi “minoren” do te përfshijë te gjithë personat nën moshën 18 vjeç. Një Palë mundet, megjithatë, të kërkojë një limit moshe më të vogël, e cila nuk duhet të jete më pak se 16 vjeç.
4. Çdo Palë mund të rezervojë të drejtën të mos aplikojë në tërësi apo pjesërisht paragrafin 1(d) dhe l(e) dhe 2 d dhe 2 (c).
[1] Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar Konventën me ligjin nr. 8888, datë 25.4.2002, botuar në Fletore Zyrtare nr. 18, dt.17 Maj 2002, faqe 553