PROTOKOLLI I DYTË SHTESË I “KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR NDIHMËN E NDËRSJELLË JURIDIKE NË FUSHËN PENALE”
Neni 17
Mbikëqyrje ndërkufitare
1. Oficeret e policisë te njërës nga Palët që, në kuadrin e një hetimi penal, do të mbikëqyrin në vendin e tyre një person që prezumohet të këtë marrë pjesë në një vepër penale, ndaj të cilës mund të zbatohet ekstradimi, ose një person ndaj tëe cilit ka arsye të forta për të besuar se do të çojë në identifikimin ose vendndodhjen e personit të sipërpërmendur, do të autorizohen të vazhdojnë mbikëqyrjen e tyre në territorin e Palës tjetër, kur kjo e fundit ka autorizuar mbikëqyrjen ndërkufitare në përgjigje të një kërkesë për asistence, e cila është dorëzuar meë parë. Kushtet mund t’i bashkëngjiten autorizimit. Sipas kërkesës, mbikëqyrja do t’ju besohet oficereve te Palës, ne territorin e të cilës kryhet mbikëqyrja. Kërkesa për asistencë sipas nënparagrafit të parë duhet t’i dërgohet një autoriteti të caktuar nga secila Palë dhe që ka juridiksion të japë ose të nisë autorizimin e kërkuar.
2. Kur, për arsye të veçanta urgjence, autorizimi paraprak i Palës tjetër nuk mund të kërkohet, oficerët që kryejnë mbikëqyrjen në kuadri e një hetimi penal do të autorizohen të vazhdojnë mbikëqyrjen përtej kufijve të një personi që prezumohet të këtë kryer vepër penale të përcaktuar në paragrafin 6, duke u siguruar që të plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) Autoritetet e Palës të caktuar nën paragrafin 4, në territorin e se cilës do të vazhdojë mbikëqyrja, duhen njoftuar menjëherë, gjatë mbikëqyrjes, që kufiri është kaluar.
b) Do te dorëzohet pa asnjë vonesë një kërkesë për asistencë sipas paragrafit 1 dhe qe nënvizon arsyet për kalimin e kufirit pa autorizim. Mbikëqyrja do te përfundojë sapo Pala në territorin e së cilës është duke u kryer kjo mbikëqyrje e kërkon këtë gjë, pas njoftimit të referuar në pikën a ose kërkesës së referuar ne piken b ose atje ku autorizimi nuk është marrë brenda një kohe prej 5 orësh pas kalimit të kufirit.
3. Mbikëqyrja e referuar në paragrafët 1 dhe 2 do të kryhet vetëm sipas kushteve të përgjithshme të mëposhtme:
a) Organi i policisë që kryen mbikëqyrjen duhet të ndjekë dispozitat e këtij neni dhe ligjin e Palës, në territorin e së cilës po operohet; ata (policët) duhet t’i binden udhëzimeve të organeve përgjegjëse lokale.
b) përveç situatave të parashikuara në paragrafin 2, gjatë kohës së mbikëqyrjes, policët do të mbajnë me vete një dokument që vërteton se autorizimi është dhënë.
c) policët që janë duke kryer mbikëqyrjen duhet të jenë në gjendje gjatë te gjithë kohës të provojnë që ata po veprojnë me autoritet zyrtar.
d) policët që janë duke kryer mbikëqyrjen mund të mbajnë armët e tyre gjatë kësaj mbikëqyrjeje, përveç, sigurisht, kur vendoset ndryshe nga Pala e kërkuar; përdorimi i armëve do të jeteë i ndaluar përveç rasteve të vetëmbrojtjes.
e) Hyrja ne shtëpi private dhe vende të pacaktuara për publikun është e ndaluar.
f) policët që janë duke kryer mbikëqyrjen nuk mund të ndalojnë ose të marrin në pyetje, dhe as të arrestojnë personin nën mbikëqyrje.
g) Të gjitha veprimet mund të raportohen tek autoritetet e Palës, në territorin e së cilës ato u kryen; policët që janë duke kryer mbikëqyrjen mund të kërkohen të shfaqen personalisht.
h) Kur kërkohet nga organet e Palës, në territorin e së cilës u krye mbikëqyrja, organet e Palës nga e cila kanë ardhur policët mbikëqyrës do të ndihmojnë në investigimin pas operacionit, në të cilin ato morën pjesë, duke përfshirë edhe procedimet ligjore.
4. Gjatë kohës së firmosjes ose depozitimit të instrumentit të ratifikimit të Palëve, këto do të përcaktojnë, me anë të një deklarate të drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Europës, të dy policët dhe organet që ata zgjedhin për qëllimet e shprehura në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. Në çdo kohe dhe në të njëjtën mënyrë, Palët mund të ndryshojnë termat e deklaratës së tyre.
5. Në një nivel bilateral, Palët mund të zgjerojnë hapësirën e këtij neni dhe të përshtatin masa të tjera në zbatimin e tij.
6. Mbikëqyrja e referuar në paragrafin 2 mund të ndodh vetëm për një nga krimet e mëposhtme :
-vrasje e një personaliteti publik;
-vrasie;
-përdhunim;
-djegie prone;
-falsifikim;
-vjedhje me armë dhe pranimi i mallrave të vjedhura;
-kërcënim për të marrë paratë;
-rrëmbim dhe marrje peng;
-trafikim njerëzish;
-trafikim i paligjshëm, i narkotikëve dhe substancave psikoterapie;
-përdorim eksplozivësh;
-mbartja e paligjshme e mbetjeve toksike dhe të rrezikshme;
-trafikim i të huajve;
-abuzim seksual i fëmijëve.
[1] Republika e Shqipërisë ka ratifikuar këtë Protokoll me ligjin nr. 8883, datë 18.4.2002, botuar në Fletore Zyrtare nr. 17, datë 15 Maj 2002, faqe 509