MARRËVESHJA NDËRMJET QEVERIVE TË VENDEVE PJESËMARRËSE NË BASHKËPUNIMIN EKONOMIK TË DETIT TË ZI, PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR KRIMIT, NË MËNYRË TË VEÇANTË, FORMAT E TIJ TË ORGANIZUARA
Neni 1
Fushat e Bashkëpunimit
1. Palët do te bashkëpunojnë për parandalimin, shtypjen, zbulimin, mbylljen dhe investigimin e krimeve dhe ne veçanti te:
– akteve te terrorizmit;
– krimit te organizuar;
– kultivimit te paligjshëm, prodhimit, përpunimit dhe trafikut te narkotikeve dhe te substancave psikotrope;
– përpunimit ilegal, tregtimit ilegal dhe përdorimit te prekursoreve dhe lendeve baze për prodhimin ilegal te narkotikeve dhe te substancave psikotrope;
– trafikut te paligjshëm te armeve, duke përfshirë armët biologjike, kimike dhe radioaktive, municionet,eksplozivet, materialet nukleare dhe radioaktive, si dhe substancat helmuese;
– aktiviteteve ndërkombëtare ilegale ekonomike dhe legalizimit te aktiviteteve (pastrimi i parasë) qe rrjedhin nga aktivitetet kriminale, transaksione te dyshimta ekonomike dhe transaksione bankare dhe abuzime ne fushën e investimeve;
– kontrabandës;
– aktiviteteve kriminale te lidhura me migracionin, kalimin ilegal te kufirit dhe trafikun ilegal te qenieve njerëzore;
– shfrytëzimit seksual te grave dhe te miturve apo fëmijëve;
– falsifikimit te kartëmonedhave, kartave te kreditit, dokumenteve, sigurimeve dhe vlerave te tjera, si dhe çdo lloj dokumenti identiteti;
– krimet e dhunshme kundër jetës dhe pronës se njerëzve;
– trafikut ilegal te objekteve te trashëgimisë historike dhe kulturore, veprave te artit, gurëve dhe materialeve te çmuara, pronësisë intelektuale, si dhe te çdo lloj materiali tjetër te vlefshëm;
– korrupsionit;
– krimit ekologjik;
– krimit teknologjik, duke përfshirë krimin kompjuterik;
– marrjes peng dhe tregtimit te njerëzve dhe organeve;
– krimeve detare (grabitje detare, pirateri etj. );
– vjedhjeve dhe trafikut ilegal te automjeteve.
2. Palët gjithashtu do te bashkëpunojnë ne fushat e mëposhtme:
– edukimit, trajnimit dhe rritjes se aftësive te personelit;
– bashkëpunimit ne fushat e kulturës, sportit dhe sociale nëpërmjet shkëmbimit te delegacioneve;
– zhvillimit te kërkimeve shkencore me qellim luftën kundër krimit dhe zhvillimin e sistemeve te informacionit, mjeteve te komunikimit dhe pajimeve speciale;
– bashkëpunimit ne fusha te tjera me interes te përbashkët, me qellim kontrollin e kriminalitetit ne përgjithësi dhe parandalimin e krimit, si p. sh. zbulimin e personave te humbur, objekteve te humbura apo te vjedhura dhe identifikimi i kufomave.
[1] Republika e Shqipërisë e ka ratifikuar marrëveshjen me ligjin nr. 8512, dt. 15.7.1999, botuar në Fletore Zyrtare nr. 23, dt.4 Shtator 1999, faqe 809