Neni 6
1. E drejta e jetёs ёshtё e drejtё e lindur e njeriut. Kjo e drejtё duhet tё mbrohet me ligj. Askush nuk mund tё privohet arbitrarisht nga jeta.
2. Nё vendet ku nuk ёshtё hequr dënimi me vdekje, ai mund tё jepet vetёm pёr krimet mё tё rёnda, nё pёrputhje me ligjin nё fuqi nё kohёn e kryerjes së krimit dhe nuk duhet tё jetё nё kundёrshtim me dispozitat e kёtij Pakti dhe me Konventёn pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit. Ky dёnim mund tё jepet vetёm nё bazё tё njё gjykimi pёrfundimtar nga njё gjykatё kompetente.
3. Kur heqja e jetёs përbën një krim gjenocidi, kuptohet se asnjё dispozitё e kёtij neni nuk i jep tё drejtё njё shteti palё tё kёtij Pakti qё nё asnjё mёnyrё t’i shmanget çfarёdo detyrimi qё ka marrё pёrsipёr nё bazё tё dispozitave tё Konventёs pёr Parandalimin dhe Ndjekjen e Krimit tё Gjenocidit.
4. Çdo i dёnuar me vdekje ka tё drejtё tё kёrkojё falje ose zëvendësim tё dёnimit. Amnistia, falja ose zëvendësimi i dёnimit me vdekje mund tё jepen nё tё gjitha rastet.
5. Dёnimi me vdekje nuk mund tё jepet pёr krimet e kryera nga personat nёn 18 vjeç dhe nuk mund tё zbatohet ndaj grave shtatzёna.
6. Asnjё dispozitё e kёtij neni nuk mund tё shfrytëzohet pёr tё vonuar ose pёr tё ndaluar heqjen e dёnimit kapital nga njё shtet palё i kёtij Pakti.
Neni 10
1. Të gjithë personat e privuar nga liria, duhet tё trajtohen me humanizёm dhe respekt pёr dinjitetin e lindur tё njeriut.
2. (a) Personat e akuzuar, pёrveç nё rrethana tё jashtёzakonshme, duhet tё ndahen nga personat e dёnuar dhe duhet tё kenë një trajtim tё ndryshёm e tё pёrshtatshёm pёr pozitën e tyre si persona qё nuk janё tё dёnuar.
(b) Tё miturit e akuzuar duhet tё ndahen nga tё rriturit dhe lidhur me rastin e tyre duhet tё vendoset sa mё shpejt qё tё jetё e mundur.
3. Sistemi ndёshkimor – korrektues pёrmban njё trajtim tё tё dёnuarёve qё ka pёr qёllim thelbёsor riedukimin dhe riintegrimin e tyre nё shoqёri. Tё miturit keqbёrёs duhet tё ndahen nga tё rriturit dhe t’i nënshtrohen njё regjimi qё t’i pёrshtatet moshёs dhe pozitёs sё tyre juridike.
Neni 14
1. Tё gjithё janё tё barabartё pёrpara gjykatave dhe organeve tё drejtёsisё. Çdo person ka tё drejtё qё çёshtja e tij tё trajtohet me paanёsi dhe publikisht nga njё gjykatё kompetente, e pavarur dhe e paanshme, e ngritur sipas ligjit, qё do tё vendosё qoftё pёr përcaktimin e çdo akuze tё karakterit penal qё drejtohet kundёr tij, qoftё pёr konfliktet lidhur me tё drejtat dhe detyrimet e tij nё fushёn civile. Shtypi dhe publiku mund të largohen gjatё gjithё procesit ose të njё pjese tё tij, qoftё kur e kёrkon interesi i sjelljes sё moralshme, i rendit publik ose i sigurisё kombёtare nё njё shoqёri demokratike, ose kur e kёrkon interesi i jetёs private tё palёve, qoftё edhe kur gjykata e quan krejtёsisht tё domosdoshme nё qoftё se, pёr disa rrethana tё veçanta tё çёshtjes, publiciteti mund tё dёmtonte interesat e drejtёsisё; megjithatё çdo gjykim i dhёnё nё çёshtjen penale ose civile do tё jetё publik, me pёrjashtim tё rasteve kur interesi i tё miturve kёrkon ndryshe ose nё qoftё se procesi ka tё bёjё me mosmarrёveshje martesore ose me kujdestarinё e fёmijёve.
2. Secili person i akuzuar pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё konsiderohet i pafajshёm derisa fajёsia e tij tё provohet në përputhje me ligjin.
3. Secili person i akuzuar për njё vepёr penale ka tё drejtё plotësisht të barabartë tё ketё kёto garanci minimale:
(a) Tё informohet menjëherë dhe në mënyrë të hollësishme, në një gjuhë të cilën ai e kupton, lidhur me natyrёn dhe shkakun e akuzёs qё ngrihet kundёr tij;
(b) Tё ketё kohё dhe mundёsi tё mjaftueshme pёr tё pёrgatitur mbrojtjen dhe tё komunikojё me njё avokat tё zgjedhur prej tij;
(c) Tё gjykohet pa vonesё tё tepruar.
(ç) Tё jetё i pranishёm gjatё procesit dhe tё mbrohet vetё ose nëpërmjet njё mbrojtёsi tё zgjedhur prej tij; nё qoftё se nuk ka mbrojtje, duhet tё informohet pёr tё drejtёn e tij qё tё ketё njё tё tillё dhe, kurdoherё qё e kёrkon interesi i drejtёsisё, atij duhet t’i caktohet njё mbrojtje falas në cilindo rast të tillë nёse ai nuk ka mjete pёr tё paguar;
(d) Tё marrë në pyetje ose të kёrkojё tё merren nё pyetje dёshmitarёt kundër tij dhe tё sillen nё gjyq e tё merren në pyetje dёshmitarёt e mbrojtjes në emër të tij nё tё njёjtat kushte sikurse edhe dёshmitarёt kundër tij;
(dh) Tё ketё ndihmёn falas tё njё pёrkthyesi nё qoftё se nuk kupton ose nuk flet gjuhёn qё pёrdoret nё gjyq;
(e) Tё mos shtrёngohet tё dёshmojё kundёr vetvetes ose tё pranojë se ёshtё fajtor.
(4) Procedura qё zbatohet pёr tё miturit tё cilёt nuk kanё arritur ende moshёn madhore, nё rast se kanё tё bёjnё me ligjin penal, duhet tё marrё parasysh moshёn e tyre dhe interesin qё paraqet riedukimi i tyre.
(5) Çdo person i shpallur fajtor pёr njё vepёr penale ka tё drejtё tё kёrkojё qё shpallja e tij fajtor dhe dёnimi i tij tё shqyrtohen nga njё instancё gjyqёsore mё e lartё, nё pёrputhje me ligjin.
(6) Kur njё person më në fund dënohet dhe kur ky dёnim penal definitiv anulohet mё vonё ose kur jepet falje pёr arsye se njё fakt i ri ose një fakt i rizbuluar provon se ёshtё bёrё njё gabim gjyqёor, personi qё ka pёsuar si rezultat i këtij dënimi do tё dёmshpёrblehet nё pёrputhje me ligjin, me pёrjashtim tё rasteve kur provohet se mospёrmendja e faktit tё panjohur nё kohёn e duhur i detyrohet atij vetё tёrёsisht ose pjesёrisht.
(7) Askush nuk mund tё ndiqet ose tё ndёshkohet pёr njё vepёr për të cilën ai ёshtё dёnuar ose liruar njёherё nё pёrputhje me ligjin dhe procedurёn penale tё çdo vendi.
Neni 24
1.Çdo fёmijё, pa asnjё dallim tё bazuar nё racё, ngjyrё, seks, gjuhё, fe, origjinё kombёtare apo shoqёrore, pasuri apo lindje, ka tё drejtё tё ketё masat e atilla të mbrojtjes qё kёrkon gjendja e tij si i mitur nga ana e familjes sё tij, shoqёrisё dhe shtetit, tё cilёt duhet tё marrin masa pёr kёtё qёllim.
2. Çdo fёmijё duhet tё regjistrohet menjёherё pas lindjes dhe tё ketё njё emёr.
3. Çdo fёmijё ka tё drejtёn e njё shtetёsie.
[1] Republika e Shqipërisë ka aderuar në këtë akt ndërkombëtar me ligjin nr. 7510, datë 8.8.1991, të botuar në Fletoren Zyrtare nr. 6, Viti 1991, Faqe 313. Teksti i Paktit nuk është botuar në Fletore Zyrtare por një variant i tij është nxjerrë nga interneti.