Këshilli Bashkiak i Durrësit, mbeshtetur nga Zyra e Transparencës Qyterare, Durrës (degë e Qendrës INFOCIP), organizuan diten e merkure, dt. 21 Dhjetor 2011, tek Hotel Bar Restorant “Aragosta” konferencën me teme: “Paketa Fiskale 2012 – diskutim i Këshillit Bashkiak me grupet e interesit & publikun”

 

Në këtë aktivitet morën pjesë dhjetëra qytetarë të cilët janë angazhuar në Rrjetin e Trasparncës Qytetare, Durrës. Po ashtu, në takim morën pjesë përfaqësuesit e lartë të Dhomës së Tregtisë dhe Industrise Durrës, Shoqatës së Ndërtuesve, komuniteti të bisnesit të vogel, industrisë “fason”. Të pranishëm ishin edhe një numër i konsiderueshëm këshilltarësh bashkiakë.

 

Aktiviteti u përcoll me interesim të veçantë nga media, e cila madje përcolli “live” diskutimet dhe debatet në këtë takim (Ora NEWS TV).

 

Ky aktivitet i rëndësishëm u hap me fjalën e kryetarit të Këshillit Bashkiak, Idrit Hamiti, i cili theksoi rëndësinë e procesit të diskutimit me grupet i interesit dhe publikun të buzhetit bashkiak në përgjithësi si dhe të Paketës Fiskale 2012 në veçanti. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kontrollit të vazhdueshëm nga Këshilli Bashkiak si të të ardhurave që mbledh Bashkia ashtu edhe të mënyrës se si shkojnë më pas në destinacion paratë e taksapaguesve Durrsakë.

 

Pas Z. Hamiti, pasoi fjala e Drejtorit Ekzekutiv të Qendrës ÇIP, z. Gerti Shella i cili falënderoi pjesëmarrësit në takim, dhe pozaçërisht anëtarët e rrjetit të Transparencës Qytetare të cilët promovoheshin për herë të parë në një diskutim publik të një rëndësi kaq të veçantë, sikurse është Paketa Fiskale. “Nuk ka rast më të mirë se sa diskutimi i taksave dhe tarifave vendore për të promovuar pjesëmarrjen publikut në vendimarrje dhe transparencen qeverisëse”, tha Shella në diskutimin e tij.

 

Me pas u bë një prezantim i detajuar i projekt-Paketës Fiskale nga nënkryetari i Bashkisë Durrës, Z Ardian Çela. Pas tij më pas morrën fjalën me rradhë,  Z. Andrea Xhavara, kryetar i Dhomes Tregtisë dhe Industrisë, Durres, i cili paraqiti kërkesa për modifikim e projektit të paraqitur nga Bashkia. Po ashtu, prozime konkrete paraqiti edhe Z. Oliver Ushina, perfaqesues i Shoqates se ndertuesve, Durrës. Propozimet e tij madje prokuan reagimin e nënkryetarit të Bashkisë i cili kundërshtoi disa prej kërkesave të z. Ushina. Sugjerime konkrete shtruan edhe Ing. Shpresa Prodani, anetare e Bordit drejtues, nga Dhoma Kombëtare e Veshjeve dhe Këpucëve (industria Fason).

 

Sugjerimet dhe imputet që do të gjenerohen në këtë aktivitet do të zbardhen nga Qendra ÇIP dhe Zyra për Transparencë Qytetare dhe do t’i përcillen për vlerësime të mëtejshme Këshilltarëve Bashkiakë të qytetit të Durrësit. Kjo zyrë  do t’i përcillen këshilltarëve bashkiakë për shqyrtim/ vleresim në vendimarrjen e tyre për Paketën Fiskale 2012 të Bashkisë Durrës.

 

Qendra ÇIP dhe dega e saj, Zyra e Transparencës Qytetare, Durrës që prej Majit të këtij viti janë duke punuar për të promovuar pjesëmarrjen qytetare në qeverisjen vendore dhe transparencën në vendimarrje, falë kjo edhe mirekuptimit me te zgjedhurit  vendore atje. Nisma mbeshtetet nga  NED, me seli në Washington D.C.

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim