VENDIM
Nr. 66 datë 28/01/2010

Mbi dhënien e ndihmës ekonomike për periudhën 31/12/2009

Në bazë të materialit të paraqitur nga Drejtoria e Shërbimit Social dhe në mbështetje të Ligjit nr. 9355, datë 10.03.2005, Ligjit nr. 8008, datë 05.10.1995, Ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “Për organizimin dhe fuksionimin e qeverisjes vendore” neni 32, VKM-së nr. 787, datë 14.12.2005 “Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe të masës së Ndihmës Ekonomike” , Udhëzimit nr. 338/3, datë 10.03.2006, në zbatim të VKM-së së mësipërme, duke shqyrtuar kërkesat e qytetarëve, propozimet e administratorëve si dhe fondin e akorduar nga buxheti i shtetit, Këshilli i Bashkisë;

Për muajin Dhjetor 2009:

Vendosi:

Kanë paraqitur kërkesë për futje në skemë 51 familje të reja. Nga dokumentacioni i paraqitur si dhe nga verifikimet e kryera konkludojmë dhe propozojmë sa më poshtë:
o Të trajtohen me ndihmë ekonomike të plotë 815 familje, me një fond 3,511,512 lekë dhe 1 familje me ndihmë të pjesëshme me një fond ,1912 lekë, pra familje gjithsej 816, me fond total 3,513,424 lekë. Në mbështetje të fondit të akorduar nga Qeveria, masa e ndihmës së plotë shpërndahet mbi bazën e fondit të ardhur nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pra 100%.
o Për muajin Janar 2010 përfitojnë pagesë paaftësie + kujdestari në total 1583 persona me një fond 18,316,500 lekë.
o Për muajin Janar 2010 përfitojnë pagesë paaftësie në total 1465 invalidë pune me një vlerë prej 4,506,200 lekë.
o Për muajin Dhjetor 2009 kemi këto ndryshime:
Hiqen nga skema e ndihmës ekonomike 2 familje, futen të rinj në skemë 7 familje.
1. Rajoni Nr. 1
Futen në skemën e ndihmës ekonomike 2 familje
2. Rajoni Nr. 2
Hiqen nga skema e ndihmës ekonomike 2 familje
Futen në skemën e ndihmës ekonomike 3 familje
3. Rajoni Nr. 3
Futet në skemën e ndihmës ekonomike 1 familje
4. Rajoni Nr. 4
Futet në skemën e ndihmës ekonomike 1 familje
Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Drejtoria e Shërbimit Social.
Vendimi u shpall më datë 28/01/2010.
Vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim