Durrës: Projekt-Paketa Fiskale 2012, hapet diskutimi me grupet e interesit dhe me publikun
Bashkia e qytetit të Durrësit pritet të përfshihet në diskutimin dhe më pas miratimin e Paketës Fiskale 2012. Këshilli Bashkiak ndërkohë, në bashkë-koordinim me Zyrën e Trasparencës Qytetare, Durrës (dega lokale e ÇIP), janë duke organizuar një diskutim të gjerë me grupet e interesit dhe publikun për të harmonizuar sa më mirë interesat e gjithesecilit në këtë vendimarrje shumë të rëndësishme për qytetin.
Ditën e mërkurë, dt. 21 Dhjetor 2012 pritet të zhvillohet një diskutim konsultativ në ambjentet e Bar Restorant Hotel “Aragosta”, i cili për nga përmasat e pjesëmarrjes i jep një dimension të ri diskutimit publik në kuadër të hartimit dhe miratimit të buzhetit të qytetit bregdetar.
Paketa e re Fiskale, 2012, pritet të gjenerojë debate dhe diskutime për shkak të rritjes që kanë përsuar përgjithësisht taksat dhe tarifat që Bashkia synon të aplikojë për vitin e ri që po vjen. Ndërkohë, vihet re një interesim i madh i grupeve të interesit për t’u përfshirë në diskutimin e kësaj pakete Fiskale, përpara se ajo të kthehet në vendim normativ nga Këshilli Bashkiak. Kryetari i Këshillit Bashkiak Durrës, synon që përfshirja e të gjitha aktorëve të interesuar në këtë diskutim publik të jetë e garantuar dhe imputet e ofruar të jenë sa më efektive.
Qendra ÇIP, përmes faqes së saj në internet, e cila është tashmë e linkuar edhe në faqen zyrtare të Bashkisë së Durrësit, vendos në dispozicion të qytetarëve të Durrësit projektin e Paketës Fiskale 2012, në mënyrë që të gjithë të interesuarit të mund të njihen me të paraprakisht. Zyra e Transparencës Qytetare, Durrës, ndërkohë është duke koordinuar përpjekjet me strukturat vendimarrëse të qytetit bregdetar, për të siguruar një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve të interesuar në eventin që pritet të organizohet ditën e mërkurë, dt 21 Dhejetor 2012.
Shkarko: DRAFT – Paketa Fiskale 2012
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA