Raporti “Transparenca e Botimeve Zyrtare në Republikën e Shqipërisë, 2010″, vjen përpara publikut dhe institucioneve shteterore për të tretin vit rradhazi. Objekt monitorimi dhe vlerësimi i këtij Raporti është botimi i akteve të institucioneve qëndrore kushtetuese në Fletoren Zyrtare. Mbledhja e të dhenave për Raportin 2010 përfundoi në pranverë te ketij viti, atëhere kur doli nga botimi edhe Fletorja Zyrtare e fundit për vitin e kaluar.

Risia e Raportit 2010, është përfshirja në të e një vlerësimi të detajuar të nivelit të botueshmërisë së akteve gjatë periudhës 2006-2010, bazuar në gjetjet e Raporteve të Trasparencës së Botimeve Zyrtare. ÇIP ka përllogaritur edhe nivelin e zbatueshmërisë së dispozitave ligjore qe caktojnë detyrimin për botim të ateve nga vetë institucionet që nxjerrin akte. Po ashtu, bazuar në këto të dhëna, ÇIP ka përllogaritur edhe trendin (prirjen) e botueshmerisë (nese është në përmiresim apo ne perkeqësim) per secilin akt dhe për secilin institucion që e nxjerr atë akt.Raporti i sivjetshme publikohet në një kohë kur Shqipëria sapo ka hyre ne vitin jubilar te 100 vjetorit te pavaresise se saj si shtet. Normat e shkruara ligjore dhe neligjore jane kusht i domosdoshem i ekzistences së një shteti. Ato janë një aset kombetar me vlerë të paçmuar pasi mbartin memorjen institucionale të shtetit të shqiptarëve. Çdo fshehje e tyre ndaj publikut, pa nje motiv ligjor, e dobeson shtetin, ul kredibilitetin dhe seriozitetin e tij. Për më tepër, mosbotimi i akteve çon në shkelje te ligjit nga vetë institucionet qeverisese duke ulur besimin e publikut tek to, cënon transparencën dhe i hap rrugë abuzimit me pushtetin.

Objektivi ynë i përpashkët në këtë jubile duhet të jetë: “zero akte të lëna jashtë botimit në Fletore Zyrtare 2012” Ky do te ishte një tregues i pagabueshëmëm i respektit tonë për ligjin dhe demokracinë, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që dhanë kontrubutin e tyre në ngritjen e kësaj ngehine shtetërore tashme 100 vjeçare.

Ky Raport publikohet kur mbeten më pak se dy vite nga afati për implementimin e Strategjisë Ndërsektoriale në Administratën Publike (SNRAP), ’09-’13. Pjesë e vizionit të kësaj strategjie është “një administratë që bazohet në procese vendimarrëse transparente, përfshirëse dhe të përgjegjshme ndaj publikut”.

Për më tepër, ky Raport bëhet publik në një kohë kur Shqipëria i është bashkuar (më 2 Gusht 2011) nismave globale për qeverisje transparente, pjesëmarrëse dhe bashkëpunuese, sikurse është edhe Partneriteti për Qeverinë e Hapur. Ky Partneritet ndërkombëtar bazohet në Iniciativën për Qeverisje të Hapur të presidentit Obama, lançuar ditën e tij të parë në detyrë, më 20 Janar 2009,

Gjetjet e këtij Raporti, i cili mat dhe vlerëson transparencën në vendimarrje të shprehur përmes botimeve zyrtare mund të shërbejnë si një pasqyrë (apo indikator) për vlerësimin e angazhimeve strategjike të marra përsipër tashmë si brenda vendit, ashtu edhe në nivel global nga Qeveria shqiptare.

Raporti 2010 është mbështetur edhe këtë viti nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) në kuadër të programit të Mirëqeverisjes dhe Integrimit. “Transparenca e Botimeve Zyrtare në Republikën e Shqipërisë” nuk do kishte qenë e mundur pa mbështetjen e këtij Fondacioni, i cili hapi mundësitë për këtë nismë që në fillesat e veta 3 vjet më parë.

Qendra ÇIP, si një operator i shoqërisë civile i specializuar në fushën e aksesit në legjislacion i përmbahet motos se “Shqiptarët duhet ta dinë se çfarë vendimesh merren në emër të tyre”. Aksesi në legjislacion është një e drejtë që duhet të gëzohet efektivisht prej kujtdo, dhe jo vetëm prej atyre që kanë kohën, apo mjetet e nevojshme në dispozicion.

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim