Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë, për riprogramimin e fondeve të mbetura, prej 800 000 (tetëqind mijë) euro-sh, nga projekti “Furnizimi me ujë dhe pastrimi i ujërave të zeza, Kruja II” te “Projekti i mbrojtjes së mjedisit të liqenit të Ohrit – Pastrimi i ujërave të zeza, Pogradec, faza II”, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
03/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim