Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit     nr.8371, datë 9.7.1998,“Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e financimit të pjesëmarrjes së Shqipërisë në programet transnacionale ERDF të objektivit të bashkëpunimit territorial europian “Europa Juglindore” dhe “Mesdheu”, nën Instrumentin e Ndihmës së Paraaderimit (IPA) – Komponenti i bashkëpunimit ndërkufitar, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
10/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim