Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit  nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve   Europiane, për programin me shumë përfitues për tempus, në kuadër të komponentit të IPA-s, “Asistenca e tranzicionit dhe ngritja institucionale”, për vitin 2009, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
SALI BERISHA
10/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim