Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit të Komuniteteve Europiane, për programin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Greqisë dhe Shqipërisë, për vitin 2009, të Instrumentit të Asistencës së  Paraaderimit (IPA), komponenti II – Bashkëpunimi ndërkufitar, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
10/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim