Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë,  për bashkëpunimin financiar  për vitet 2006, 2007 e 2008, në kuadër të projekteve në sektorin energjetik, si më poshtë vijon:

1. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua prej 11.250.000 (njëmbëdhjetë milionë e dyqind e pesëdhjetë mijë) eurosh, e cila jepet në bazë të protokolleve të viteve 2006 dhe 2007.

2. “Linja 400 kV Shqipëri-Kosovë (Tiranë-Prishtinë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 42 000 000 (dyzet e dy milionë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.

3. “Linja unazore 110 kV në Shqipërinë Jugore (Përmirësimi i eficiencës në fushën e energjisë)”, me një hua, me kushte të favorshme, me vlerë deri në 37 750 000 (tridhjetë e shtatë milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) euro, e cila jepet në bazë të protokollit të bisedimeve të vitit 2008.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
10/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim