Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të rrugëve rajonale dhe lokale, me një kredi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi
2. Autorizimin e Ministrisë së Financave, që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të  transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjencia zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1,  të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
24/02/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim