Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Integrimit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Europian, për programin horizontal për sigurinë bërthamore dhe mbrojtjen nga rrezatimet, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Parazgjerimit, për vitin 2009.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

 
17/03/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim