Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Reformat dhe Marrëdhëniet me Kuvendin dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

v e n d o s i:

Miratimin, në parim, të protokollit dypalësh të bashkëpunimit për zhvillim, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, 2010-2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

07/04/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim