VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE (FAZA II)
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT DYPALËSH TË BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË
VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJEVE DHE TË DOKUMENTEVE TË TRANSAKSIONIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRI I FINANCAVE, DHE DEUTSCHE BANK AG, LONDËR E J.P. MORGAN SECURITIES LTD, PËR EMETIMIN E EUROBONDIT, DERI NË 400 MILIONË EURO
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 16 e 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
v e n d o s i :
Miratimin, në parim, të marrëveshjeve dhe të dokumenteve të transaksionit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga ministri i Financave, dhe Deutsche Bank AG, Londër e J.P. Morgan Securities ltd, për emetimin e Eurobondit, deri në 400 (katërqind) milionë euro.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
07/04/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA