VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE (BEI), PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT TË RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit e të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve (BEI), për financimin e projektit të rrugëve dytësore dhe lokale, me një kredi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Autorizohet Ministria e Financave, që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjencia zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
20/05/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA