Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së grantit nr. TF 096009, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit “Mbështetja e zbatimit të inciativës së transparencës, për industritë nxjerrëse (EITI )”, me një grant prej 275.000 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë mijë) USD.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

30/06/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim