Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665,         datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për pjesëmarrje në financimin e projektit “Rindërtimi i rrugëve dytësore dhe lokale”, me një hua prej 7 000 000 (shtatë milionë) ID.

 

2.     Autorizohet Ministria e Financave që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të  transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjenci zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të vendimit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA
30/06/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim