INFOCIP publikon Raportin Monitorues “Transparenca e Botimeve Zyrtare në Republikën e Shqipërise, 2009”
Raporti i Transparencës së Botimeve Zyrtare, vjen përpara publikut shqiptar dhe institucioneve të shtetit për të dytin vit radhazi. Ky raport monitorues për vitin 2009, u përgatit nga Qendra për Çështje të Informimit Publik, ÇIP, falë mbështetjes së rëndësishme të dhënë nga National Endowment for Democracy, NED, me seli në Washington D.C., që financohet nga Kongresi Amerikan.
Raporti i Transparencës së Botimeve Zyrtare, 2009 ka përfshirë në fokusin e monitorimit të gjithë spektrin e institucioneve qëndrore të shtetit shqiptar, sa i takon botimit të akteve të tyre në Fletoren Zyrtare. Për herë të parë, përmes këtij Raporti, ofrohet një panoramë e plotë e situatës së botimit të akteve zyrtare për institucionet përbërëse të të treja pushteteve kushtetuese, Legjislativit, Ekzekutivit dhe Gjyqësorit. (Në raportin paraardhës, mbështetur nga OSFA, në fokus të monitorimit ishin vetëm botimi i ligjeve dhe akteve nënligjore të KM, 2006-2008. Falë ndihmesës së NED, në kuadër të Raportit aktual, ÇIP ka plotësuar më të dhënat e munguara edhe periudhën 2006-2008.)
Në kuadër të Raportit të Transparencës së Botimeve Zyrtare, 2009, ÇIP ka monitoruar edhe rregullsinë e botimit në Fletore Zyrtare të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të RSH, e cila ka një juridiksion të veçantë për kontrollin e kushtetueshmërisë së ligjeve dhe akteve të tjera normative.
Po ashtu, ÇIP, për herë të parë, ka përfshirë në këtë raport edhe botimin në Fletore Zyrtare të vendimeve të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Botimi i tekstit të plotë të vendimeve të formës së prerë dhe vendimeve të tjera të GJEDNJ, me palë të paditur Shtetin shqiptar, është një praktikë që ndiqet nga Shqipëria në kuadër të Rekomandimit (2002) 13 të Komitetit të Ministrave të KiE. Vlen të theksohet se, sikurse implikon edhe vetë termi “Rekomandim”, botimi i vendimeve të GJEDNJ nuk është një detyrim ligjor që buron nga sistemi i brendshëm juridik i Republikës së Shqipërisë.
Autorët e këtij monitorimi, do të parapëlqenit ta konsideronin atë si një raport auditi për sistemin e publikimeve zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Ky raport ka si target të natyrshëm Qendrën e Publikimeve Zyrtare, pa përjashtuar edhe të gjitha institucionet qëndrore, aktet e të cilave QPZ trajton për botim.
Gjetjet e këtij Raporti i dorëzohen QPZ-së, për t’i botuar në numra ekstra të Fletores Zyrtare, pasi të ndërmarrë të gjitha verifikimet përkatëse mbi vërtetësinë e tyre. Në shpresojmë që ky raport i realizuar nga ÇIP, me ndihmesën e çmuar të NED në Washington D.C., të mund të konsiderohet si një kontribut i pavaruar që ndihmon në përpjekjen që QPZ është duke bërë prej dy vitesh tashmë, për reduktimin e “stokut” të akteve të mbetura jashtë botimi në FZ që nga viti 2000 e këtej.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA