VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES “ISTISNA’A” DHE MARRËVESHJES SË AGJENCISË “ISTISNA’A”, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS ISLAMIKE PËR ZHVILLIM (IDB), PËR PROJEKTIN “RINDËRTIMI I RRUGËVE DYTËSORE DHE LOKALE”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit dhe ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes “ISTISNA’A”, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për financimin e projektit “Rindërtimi i rrugëve dytësore dhe lokale”, me një hua prej 30 000 000 (tridhjetë milionë) USD.
2. Miratimin, në parim, të marrëveshjes së agjencisë “ISTISNA’A”, ndërmjet, Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për Zhvillim (IDB), për projektin “Rindërtimi i rrugëve dytësore dhe lokale”.
3. Autorizohet Ministria e Financave që, nëpërmjet marrëveshjes së transferimit, të transferojë fondet e huasë te Fondi Shqiptar i Zhvillimit, si agjenci zbatuese e projektit, të përcaktuar në pikën 1, të vendimit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/06/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA