Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve    ndërkombëtare”,  me propozimin e ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të  marrëveshjes financiare, ndërmjet KfW, Frankufurt am Main, dhe Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit (përfituesi), për  shumën 975 475 euro, për shërbimet e ekspertizës së marrësit, në kuadër të studimit të fizibilitetit për programin “Infrastruktura vendore II”, financuar nga  fondi i veçantë (Studien-und Beratungsfonds) 6021, dhënë nga qeveria gjermane.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I

 

SALI   BERISHA
13/08/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim