Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, ministrit të Financave dhe ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

v e n d o s i:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Federatës Ruse, për përmbushjen e detyrimeve financiare të Republikës së Shqipërisë, kundrejt Federatës Ruse, për balancat e llogarive të “Vnesheconombank” te Banka e Shtetit Shqiptar.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
13/10/2010

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim