VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJEVE NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR HAPJEN E PIKAVE TË PËRBASHKËTA TË KALIMIT NDËRKUFITAR BORJE – GLLOBOÇICË, ORGJOST (KUKËS) – ORÇUSH (DRAGASH) DHE SHISHTAVEC (KUKËS) – KRUSHEVË (DRAGASH), NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS, DHE PROTOKOLLEVE TË KRYERJES SË VEPRIMTARIVE TË PËRBASHKËTA NË KËTO PIKA TË KALIMIT KUFITAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 6, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin, në parim, të marrëveshjeve ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për hapjen e pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar Borje – Glloboçicë, Orgjost (Kukës) – Orçush (Dragash) dhe Shishtavec (Kukës) – Krushevë (Dragash), ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës dhe protokolleve të kryerjes së veprimtarive të përbashkëta në këto pika të kalimit kufitar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/10/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA