VENDIM PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KREDISË SË EKSPORTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA, AG, PËR FINANCIMIN E PËRMIRËSIMIT TË DEPARTAMENTIT TË NEUROKIRURGJISË PËR SPITALIN UNIVERSITAR “NËNË TEREZA”, TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, dhe të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kredisë së eksportit, ndërmjet Këshillit të Ministrave, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria, AG, për financimin e përmirësimit të departamentit të neurokirurgjisë për Spitalin Universitar ‘Nënë Tereza”, Tiranë, me nje kredi të butë prej 7 100 000 (shtatë milionë e njëqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
10/12/2010
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA